Një muaj pas hyrjes në fuqi të tarifave amerikane ndaj produkteve europiane, shitjet e produkteve ushqimore italiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë me 20%. Këto janë shifrat e publikuara nga Koldiretti, pas përfundimit të bilancit të pasojave të masave të marra në 18 tetor dhe ndaj djathrave, sallameve, perimeve dhe pijeve alkoolike.
Në listën e zezë amerikane ka produkte ushqimore italiane që kanë një vlerë eksporti prej gjysëm milliard euro.
Tarifat e reja ndaj produkteve italiane kanë shkaktuar rritjen e cmimeve dhe një reduktim shqetësues të blerjeve nga amerikanët. T
arifat për Parmigiano Reggiano dhe për Grana Padano, për shembull, kanë bërë që nga 2.15 dollarë kilja, të shkojë në 6 dollarë. Rezultati është se konsumatori amerikan tashmë do të duhet ta blejë në supermarket me një çmim prej 40 dhe 45 dollarësh kilen.
Administrata Trump ndër të tjera ka kërcënuar se do të shmantë të ashtuquajturin rregull të “karoselit”; gjë që do i lejonte të modifikonte në mënyrë periodike listën e tarifave dhe përqindjen Brenda 180 ditëve.
Ju nuk jeni ne vete,2.15 usd,kg.Gjeja me e cuditeshme eshte qe nje gazetar sot ka me mijera mundesi per te mos dhene shifra rastesore qe ta bejne ate lajm nje “fake “.Parmigiano reggiano 24 muajsh13,5 € kg,36 muajsh ,18.5 Eur kg.60 muajsh 26 €kg.Beni tani llogarite sa i bie ne dollare.shifrat jane rendesishme o gazetar,nuk mund ti kushtoni kohen ne te njejten kohe qe shkoni ne hale.