Dy ditë pas takimit me Trump në SHBA, Erdogan aktivizon raketat antiajrore ruse

16 Nëntor 2019, 13:27Bota TEMA

Turqia do të përdorë raketat antiajrore ruse pavarësisht kërcënimeve për sanksione amerikan, deklaroi sot një zyrtar qeveritar turk, dy ditë pas një takimi mes presidentëve, Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të bëjmë atë që kemi për të bërë dhe sistemi i raketave do të bëhet i përdorshëm. Mënyra se si ai do të përdoret do të jetë objekt i një vendimi të mëvonshëm”, deklaroi Ismail Demir, i ngarkuar me blerjen e armatimit në Ministrinë turke të Mbrojtjes.

“Ne duhet të respektojmë marrëveshjen që kemi nënshkruar dhe është në interes të vendit tonë”, shtoi ai.

Dje, zëdhënësi i presidentit turk deklaroi se nuk do të kishte kthim prapa, Turqia do të aktivizojë S-400.

Këto raketa janë bërë një çështje diskutimi mes Ankarasë dhe Uashingtonit dhe kjo çështje është përmendur edhe gjatë takimit në Uashington mes Erdogan dhe Trump.

Turqia mbetet nën kërcënimin e sanksioneve shtesë për blerjen e sistemit të raketave  S-400, konsideruar si një prej arritjeve të industrisë ushtarake ruse, pavarësisht protestave të Uashingtonit që thekson se këto armë nuk përputhen me dispozitat e NATO-s.

1 komente në “Dy ditë pas takimit me Trump në SHBA, Erdogan aktivizon raketat antiajrore ruse”

  1. Bazarhesap says:

    Kazan raketat nuk jane aktivizuar akoma sepse nuk jane si corba e juaj qe behen gati per 2 sekonda.
    Aktivizimi fillon ne Mars,por n.q.se bien dakort me USA per f35 dhe raketat Patriots do jene nen vezhgimin e USA&Turqise te pa aktivizuara,Kazanxhi bythlepires

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje