Trump nuk lejon riatdhesimin nga Siria sepse gruaja “ishte pjesë e ISIS”, Gjykata i jep të drejtë

15 Nëntor 2019, 20:31Bota TEMA

Drejtësia amerikane i ka dhënë të drejtë presidentit Donald Trump, i cili nuk lejon riatdhesimin e një personi nga Siria.

Sipas vendimit të gjykatës, Hoda Muthana, 25 vjeçarja e lindur në Alabama, nuk mund të jetë më shtetase amerikane, pasi në 2014 u largua nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar ISIS.

Vajza e një ish-diplomati të Jemenit në OKB, dhe djali i saj 2 vjeç, do të mbesin në Siri, ku jetojnë mes ferrit në kampin Rozh.

Ata janë transferuar aty pasi kanë marrë kërcënime të shumta për vdekje nga ISIS.

Vendimi i gjykatës vjen në një kohë, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin aleatët europianë që të mos pranojnë riatdhesimin e luftëtarëve të huaj nga Siria.

Sipas Uashingtonit, një gjë e tillë do të eksportonte territorin në vendet e tyre.

1 komente në “Trump nuk lejon riatdhesimin nga Siria sepse gruaja “ishte pjesë e ISIS”, Gjykata i jep të drejtë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje