Mjeku i ekselencës, Prof.Dr Baris Akin, i specializuar si kirurg i përgjithshëm & kirurg për transplantin e organeve, është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia.
Prof.Dr Baris Akin është specializuar në Ohio State University,USA, për kirurgjinë e transplantit të organeve ku edhe është pajisur me çertifikatë nga “American Society of Transplant Surgeons”.
Në vitin 2004 Prof.Baris u nderua nga Kongresi Amerikan i Transplantit me çmimin “Studiuesi i ri”.
Prej 12 vitesh, Prof.Barish, mban pozicionin e Drejtuesit të një prej Qendrave të para të Transplantit të Pankreasit & të Veshkave në Turqi dhe, në të njëjtën kohë, është edhe Drejtor i Programit më aktiv të Transplantit të Veshkave & Pankreasit në Stamboll, Turqi.
Ai është i pari kirurg që ka aplikuar për herë të parë në Turqi teknikën e Nefrektomisë laparoskopike të asistuar, ndërkohë që në vitin 2009 ai e avancoi më tej këtë teknikë duke realizuar për herë të parë një tjetër teknikë kirurgjikale dhe shumë të avancuar, për Transplantin e Veshkave, atë të “Nefrektomi Retroperitoneoskopike”, teknikë kjo që tashmë aplikohet edhe në Spitalin Hygeia dhe që ofron një sëre avantazhesh për pacientin krahasuar me kirurgjinë e hapur si: ul rrezikun e dëmtimit të organeve intraabdominale dhe nuk paraqet rrezik për adezione (ngjitje), komplikacion ky që ndonjëherë mund të çojë deri edhe në një ndërhyrje të dytë.
Prof.Baris gjatë karrierës së tij të suksesshme ka realizuar mbi 500 proçedura të Transplantit të Veshkave në Turqi, me një përqindje suksesi rreth 95-97%, si dhe numëron rreth 400 raste Transplant të Veshkave të realizuara me sukses me teknikën inovative “Nefrektomi retroperitoneoskopike”.
Për t’u lidhur me mjekët kirurgë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000
KEMI NEVOJË URGJENTE PËR DONATORË VESHKASH, ME SHUMËN PREJ 800,000 EUROSH, NA KONTAKTONI TANI PËR MË SHUMË INFORMACION. Email: ([email protected]} na kontaktoni nëpërmjet Dr. Kumar, NGA SPITALI JASLOK INDIA. JAM SPECIALIST NË KIRURGJINË E ORGANEVE dhe do të blej e shes. TRANSPLANTI I ÇDO LLOJI TË ORGANEVE Na duhet përgjigja juaj urgjente.
Nefr-ek-tomi
= veshk-nxjer-prerje = nxjerja e veshkes me prerje.
Retro-perito-neo-skopike
Provokacja e gazetes Tema qe i shkruan ne Greqisht e jo ne Shqip dhe Turqisht.
Ore ty me comentin abc,vjen nga planet tjeter ty apo je i semure mendore?
Nga titulli (title) aglisht,nuk ke asnje fjale shqip.
Transplant
Realizuar
Teknik
Inovative
Nefroktomi
Spital
Hygia etj ecetera.
Po ku ka patur gluhe (glosa) shqipe o fakir.
Edhe Shtetin State Al-bania,Alfa-betan “shqipetare” edhe gluhen “shqipe” e krijuan (criate) shtetet e tjera.
Mire abc eshte car ti pellazkari qenka L…Qe Nefrectomi do te thote heqje veshke kurse retroperitenoeale == prapa qeses se barkut. Sa per shqipen eshte nga gjuha me e vjeter o perfid flitej kur te tjeret benin shenja me gishta.