Një burrë anglez, i cili fitoi përpara 10 vitesh mbi 10 milionë euro në një lotari, sot është punëtor qymyri që paguhet 10 euro në orë, pasi nga fitimet e lotarisë nuk ka më asgjë.
Për “Mirror”, Michael Carroll ka thënë se e ka shpenzuar të gjithë pasurinë me pije, drogë dhe femra, në atë që e quan “periudha më e bukur” e jetës së tij.
“Nuk pendohem fare. Kam bërë qejf sa kam dashur. Nuk do të doja kurrë të ktheja kohën pas. Sot bëj një jetë të mirë, të lirë dhe jam më i lumtur”, tha Carroll.
Kur ishte 19 vjeç ai bleu për 1 euro biletën që e bëri miliarder dhe që i ndryshoi stilin e jetesës.
“Sa zgjohesha, thithja 3 viza kokainë dhe pija gjysmë shishe vodka. Pas kësaj, ngrihesha nga shtrati. U bëra i alkoolizuar. Kam shpenzuar shumë edhe me pushime ekstavagante”, thotë Carroll, i cili duhet thënë se rreth 5 milionë euro ua ka shpërndarë të afërmve të tij.
Të tjerat janë shpenzuar me blerjen e 3 shtëpive të mëdha dhe makinave sportive. Por, edhe me femra, pasi, sipas tij, ka fjetur me rreth 4000 femra gjatë kësaj periudhe.
Në vitin 2013 u shpall i falimentuar dhe nisi të jetonte me asistencë sociale. Sot, punon 7 ditë në javë me qymyr dhe jeton me qira në një apartament modest. Carroll vazhdon të blejë bileta loterie dhe thotë se nëse ka sërish fat, këtë radhë do të vazhdojë punën që ka në mënyrë që të qëndrojë larg telasheve.
ore sa her doni ta sillni kete lajm e te qimosur e kemi lexu njeher kujt i interesoi te pakten ky i pervishet punes e seshte dembel.
Legjenda urbane keshtu quhen keto historira.
Problemi nuk eshte se ky shpenzon shume, por sepse 10 milion nuk mjaftojne;-)
Prit bileten tjeter se Po vjen….i her bie daci ne
Kos….boj hyzmetin qymyrit….