Ku ndryshon Shqipëria nga Kroacia? FMN tregon diferencën

18 Nëntor 2019, 15:34Rajoni TEMA

Në një raport të publikuar së fundmi, për nxitjen e rritjes në Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar Ndërkombëtar i dedikon një hapësirë të posaçme ndryshimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë në aspektin e turizmit.

Paçka se të dy vendet janë goxha larg në këtë aspekt, të dyja kanë njohur një rritje të shpejtë të sektorit, thuhet mes rreshtave. Shqipëria ngelet prapa Kroacisë në infrastrukturë dhe zhvillimin e turizmit, thuhet më tej.

Ndryshe nga Shqipëria, Kroacia vlerësohet të ketë një emër më të mirë, një regjim vizash më të favorshëm, transport ajror gjithashtu më të favorshëm, siguri të perceptuar më të lartë, dhe sidomos shumë më shumë cilësi të perceptuar të shërbimeve turistike.

Shifrat tregojnë qartë se, kapacitetet e të dy vendeve për pritjen e turistëve janë shumë larg njëra tjetrës. Në vendin tonë përllogariten rreth 10 shtretër për 100 banorë, ndërsa në Kroaci rreth 40 shtretër për 100 banorë, pra thuajse 4 herë më shumë. Por, Shqipëria është më konkurruese me çmimet, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke gjetur këtu të vetmen pikë ku Shqipëria ka avantazh ndaj Kroacisë në drejtim  të turizmit.

Të dyja vendet ndërkohë ngjajnë në drejtim të sezonalitetit. Edhe në Shqipëri, edhe në Kroaci, pjesa më e madhe e turistëve vijnë gjatë muajve të verës, paçka se në Kroaci, diçka e tillë është më e theksuar se në vendin tonë, sqaron FMN.

Turizmi sezonal shkakton probleme edhe në ekonomi. Raporti flet edhe për atë që e cilëson si strategji të gabuar për turizmin, zhvillimin e aeroportit në Shqipëri. Koncesioni monopol i vitit 2005 ka sjellë tarifa shumë të larta të transportit ajror duke e bërë vendin aspak tërheqës për operatorët low-cost, thuhet mes rreshtave.

Ndryshe nga Shqipëria, Kroacia ka implementuar modelin rajonal të aeroporteve, që prej vitit 2004, me 7 të tilla, 5 prej të cilave në bregdet. Studimet tregojnë se operatorët low-cost janë thelbësor në tërheqjen e turistëve, sidomos nga tregjet në zhvillim, edhe gjatë stinëve të tjera, veç verës.

3 komente në “Ku ndryshon Shqipëria nga Kroacia? FMN tregon diferencën”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Është logjike që Shqipëria është më mbrapa nga Kroacia në sektorin e turizmit, arsyet dihen se kush janë. Kur Kroacia zhvillonte vet administrimin ekonomik të individit, në Shqipëri shtetezohej edhe bahceja para shtëpisë, e kishe ullirin në oborr dhe e mblidhte kooperativa, edhe një lopë që kishte hallexhiu që ushqente kalamajtë edhe atë ja morën me se fundi. Por që atëherë dhe deri sote kanë kaluar shumë vite dhe faktorët për këtë ndryshim janë të shumtë. Stabiliteti politik është kryesor për zhvillimin e ekonomisë. Shqipëria ka me tepër material nga Kroacia për të afruar sa më shumë turistë, si në arkeologji, natyre, bregdet, etj. Por çdo gjë është se si do e manaxhosh. Dhe të mos harrojmë se Kroacia është vajza e përkëdhelur e BE.

  2. Lani says:

    O Shqiperine e kan semure me kancer politikanet tane te poshter edhe kriminela

  3. Z says:

    Eshte mentaliteti i dy kombeve,popujve qe ben diferencen! Shqiptaret jane osmanllinj,akoma thone -jeton si pasha! Kroatet jane popull europian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje