“Grusht i hekurt” i Iranit ndaj protestuesve, rrezikojnë dënimin me vdekje. Qeveria bllokon rrjetet sociale

19 Nëntor 2019, 20:30Bota TEMA

Nuk qetohet vala e protestës në Iran, pavarësisht masave ekstreme të qeverisë së Teheranit.

Sipas gazetave afër ayatollahut Ali Khamenei, Liderët e protestës së madhe nisur në fundjavën e fundit për rritjen e karburantit në vend mund të dënohen të gjithë me vdekje.

Kjo sepse në akuzat ndaj tyre është edhe ajo shumë e rëndë e “Bagi”, që cilëson kryengritjen e armatosur kundër autoriteteve fetare.

Ndërkohë,  lajmet nga vendi i Lindjes së Mesme vijnë me shumë vonesë dhe janë fragmentare, edhe pse OKB-ja vlerëson se viktimat mund të jenë tashmë dhjetëra, sidomos larg kryeqytetit.

Qeveria iraniane ka vendosur të bllokojë të gjitha rrjetet sociale, për të penguar organizimet masive e  protestuesve, dhe ku vendim ka pasoja të rënda, në radhë të parë për trafikun.

Në një metropol që tejkalon 10 milionë banorët, bllokimi i aplikacioneve ku prenotohen taksitë si Snapp ose Alopeyk, shumë të përdorura,  ose ato të blerjeve online si Digikala po paralizojnë përditshmërinë miliona personave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje