Zyrtarët rusë vodhën në qendrën hapësinore... 172 milionë dollarë

19 Nëntor 2019, 10:32Bota TEMA

Qendra e re hapësinore e Rusisë, Vostochny, i ka humbur të paktën 11 miliardë rubla ose 172 milionë dollarë nga vjedhjet që i kanë bërë zyrtarët e lartë rusë, të cilët janë dënuar me burgim për këtë vepër.

Komisioni Federal i Hetimeve thotë se është duke i trajtuar 12 raste të reja kriminale që lidhen me këtë projekt të madh hapësinor, i cili nga presidenti Putin është vlerësuar si prioritet strategjik për shkak të potencialit të madh tregtar që e ka, shkruan “BBC”.

Dënimi më i madh deri tash në lidhje me këtë rast ishte dënimi me 11 vjet e gjysmë burgim ndaj ish-shefit të një konsorciumi shtetëror, Yuri Khrizman.

Profesori Mark Galeotti, ekspert i çështjeve ruse në Institutin e Bashkuar Mbretëror të Shërbimeve, tha për BBC-në se skandali “Vostochny” e ka vënë në pah shkallën e korrupsionit në burokracinë e madhe shtetërore të Putinit.

“Si mund të merreni me të pa i shpallur luftë elitës suaj? Ai nuk është i përgatitur për këtë. Kjo varësi në projekte të mëdha pothuajse gjithmonë krijon mundësi të mëdha për vjedhje”, tha Galeotti.

Misionet në hapësirë janë çështje krenarie për Rusinë. Ish-Bashkimi Sovjetik kishte arritur që të bëhej shteti i parë që dërgon njerëz në hapësirë. Këtë gjë e kishte bërë Yuri Gagarin në vitin 1961. (TemA TV)

2 komente në “Zyrtarët rusë vodhën në qendrën hapësinore… 172 milionë dollarë”

  1. H says:

    Sa keq që nuk ishte meta dhe berisha !!!

  2. Nick says:

    O mjere gjuha Shqipe ne dore te kujt ka rene…po si ja bete qe formuluat keni kete titull ore hajvane me zile?!?! Duket sikur zyrtaret ruse shkuan ne stacionin hapsinor dhe vodhen nga kasaforta shumen e parave!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje