Blendi Fevziu fyen deputetët e opozitës: Bandë injorantësh, të lexojnë librat e mi para se t'i vini kandidatë herë tjetër

20 Nëntor 2019, 10:21Politika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur i revoltuar për nivelin e deputetëve te opozites në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin “Opinion” për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit nga presidenti Meta, Fevziu i kërkoi Luan Ramës, përfaqësuesit të LSI-së, që kur të përpilojnë listat e radhës, kandidatët t’i nënshtrohen një audicioni me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.

Madje, Fevziu u shpreh se deri tani kanë treguar se një pjesë e tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.

Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare.

Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.

Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë, kjo është e tmerrshme”, tha Fevziu.

8 komente në “Blendi Fevziu fyen deputetët e opozitës: Bandë injorantësh, të lexojnë librat e mi para se t’i vini kandidatë herë tjetër”

  1. e persekutuara says:

    I dashur Blendi,
    ju keni te drejte, por ju lutem mos i fyeni. Ata jane aty nga grykesia e atyre qe i kane zgjedhur. Nuk eshte faji i tyre por pikerisht i kryetareve. Ata jane ne te drejten e tyre, madje ky paralment te mos shperndahen sepse keshtu del fytyra e atyre qe i kane zgjedhur. Mos i fyej, ata jane njerez si gjithe te tjeret, mos mendo se ata qe iken e jane aty jane me te mire, me pak perjashtime. Mos i shih nga kallafati. Te lutem ne emisionin tjeter duhet tu kçkosh ndjese per fyrjen qe u bere. Ata nuk erdhen me zor, i futen ne lista Blendi, i futen te tjeret. Madje me vjen keq qe perpiqen ti fyejne ne çdo moment. Nuk ka gje me te ulet te fyesh tjetrin. Respekti per tjeterin eshte baza e demokracise. Kur kam qene ne nje projekt amerikan, na thoshin respektoje tjetrin edhe ate qe flet gabim. Madje mos i thuaj qe e ke gabim, por une mendoj qe mund te behet edhe keshtu. Une e kuptoj se ai eshte organi me i larte, po ja qe keshtu u be. Ata ta gezojne vendin deri ne qershor 2021. Te shohim se ç’do vinë te tjere deputete. Mos mendo Bledi se ke elitë si ne 1920-1930, i zhduken ato familje gjate 50 vjeteve dhe 30 vjeteve tranzicion ne forma te ndryshme. Fatkeqesi. Njeriu lind i djathte ne breza, nuk behesh dot, vetem per interesa po. Te mos ju degjoj me qe ti fyeni ju sidomos qe vini nga nje familje e mire. Fisniku nuk fyen.

    1. ben says:

      Me fal po ku e gjetet thenien
      ” Te Lexojne librat e mi”
      Apo po nuk pati fake news nuk ben dot lajm rilindja??

    2. Phoenix says:

      Nqs Blendi eshte shkrimtar, atëherë Tolstoi ka qenë karrocier.

  2. eli-tiv says:

    ..pse lulin e di te lezuar ky…hiqi nga fjalori 20 fjale e ngalet pa folur..o me fal..21 fjale ..ka mesuar kalceton keto kohe e fundit..Saliu thone se lexon..por ai vetem plera nxjerr nga goja…kaq vite njeri publik e nuk mbahet mend per asgje me vlere..ketij i shkon shprehja e konfucit…-te lezosh s’do te thote qe je intelektua (rasti i saliut)…por pa lezuar nuk behesh dot intelektual (rasti i lulit)

  3. Noli says:

    Fevziu i ka mbushur mendjen vetes se eshte i ditur
    Ben nje emision te neveritshen vete pyet vete pergjigjet pa thene asgje dhe kujton se di. Tani po tregon si xha Temja histori.

  4. rexha 10 says:

    HAKMARRJA ME E MADHE NDAJE ARMIKUT TENDE ESHTE ,QE KURRE MOSE TE JESHE SICE ESHTE AI ,KURRE MOSE TE BESHE SICE BENE AI ,KURRE MOSE TE FLASESH SICE FLETE AI. NDOSHTA EDHE AI BENE TE NJEJTEN GJE QE PO BENE EDHE TI ,PORE ME KALIMIN E KOHES.
    MERRNI SHEMBULL SE SI ISHTE BERISHA NE NJE KOHE ,DHE SHIKOJENI SOTE SE SI ESHTE. KA 2 GJERA ,O ESHTE BERE NJERI I MIRE ,OSE JA KANE FUTUR TE DYJA KEMBET NE NJE KEPUCE .KESHTU QE zoti FEJZIU NUJKE DUHET TE FYEJ NJERI ,QOFTE EDHE DEPUTET ,SEPSE BEHET ME INJORANTE SE SA ATA QE DIHEN.

  5. Phoenix says:

    Nqs Blendi eshte shkrimtar, atëherë Tolstoi ka qenë karrocier.

  6. Petrit says:

    Eshte shume e drejte kjo qe thote Z. Fevziu.
    Ata jane nje tufe injorantesh.
    Dhe padyshim edhe lista e ps-se po te zgjatet eshte e tille.
    Por te pakten keta qe jane ne parlament nuk jane kriminelë ashtu si keta te mazhorances.
    Ajo qe un nuk arrij te kuptoj eshte titulli i ketij shkrimi.
    Z. Fevziu nuk e tha kurre qe te lexojne librat e mi.
    Jeni thjeshte te shpifur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje