FOTOT: Gjendet në Turqi një sarkofag nga periudha romake, ja çfarë kishte brenda

20 Nëntor 2019, 12:14Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjendet në Turqi një sarkofag nga periudha romake, ja

Sarkofag me një skelet njeriu, 2.000 vjet i vjetër është zbuluar në Turqinë qendrore gjatë punimeve në ndërtimin e rrugëve, transmeton Anadolu Agency.

Punëtorët komunalë në provincën Çorum gjetën një sarkofag të groposur rreth 70 centimetra nën sipërfaqen e tokës dhe njoftuan muzeun e qytetit.

Ekspertët, së bashku me pjesëtarët e policisë vizituan vendin e gjetjes së sarkofagut i cili pas gërmimit u zhvendos në muze.

Në sarkofag po ashtu u gjetën pjesë prej qelqi dhe një shishe parfumi. Për më tepër, u gjet një skelet, i cili u dërgua në departamentin e antropologjisë të Universitetit Hitum në Çorum për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Kreu i zyrës së kulturës dhe turizmit në provincën Çorum, Sumeya Sengul tha se sarkofagu me gjatësi prej 2.72 metra daton nga periudha romake.

“Kur hapëm kapakun e sarkofagut, pamë një skelet femër. Vlerësohet se ajo i përkiste një gruaje të moshuar”, tha Sengul, duke theksuar se një sarkofag i tillë është i rrallë në këtë zonë, sepse është bërë nga materiale lokale.

Më tej shtoi se për shkak të gjetjeve të tilla nevojitet që në themel të kontrollohet rajoni.

“Ndoshta mund të hasim edhe në disa varre të parregullta nga koha romake”, tha Sengul.

Drejtoria e Muzeut, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ka filluar përpjekjet për të eksploruar dhe ruajtur plotësisht rajonin si zonë e mbrojtur.

2 komente në “FOTOT: Gjendet në Turqi një sarkofag nga periudha romake, ja çfarë kishte brenda”

  1. mamaduja arkeologu says:

    Kjo eshte shqiptare toktone , ka mundesi qe te jete Nona nga Tirona e Blendi Fevziu-t !!!!

  2. mamaduja arkeologu says:

    Kjo eshte shqiptare toktone , ka mundesi qe te jete Nona nga Tirona e Blendi Fevziu-t !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje