Wanda Metropolitano, stadiumi i ri i Atletico Madrid, është inauguruar në 16 shtator 2017 në prezencë të mbretit të Spanjës Felipe VI. Mund të presë 67 mijë spektatorë. Kostot e rikostruksionit janë rreth 260 milionë euro.
I inauguruar për Botërorin 2018, Volgograd Arena ka një strukturë spektakolare të jashtme në celik e një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Vendosur përgjatë lumit Vollga, impianti ka kushtuar rreth 218 milionë euro.
Ka kushtuar 350 milionë dollarë e ka përfunduar në më pak se dy vjet, stadiumi i ri i Los Angeles FC është inauguruar në 2018.
Ka një mbulesë dinamike me një membranë gjysëmtransparente e një kapacitet prej 22 mijë vendesh, nga të cilat 3.252 në këmbë në shkallaren e veriut rezervuar për tifozët vendas.
Në 17 nëntor, në rastin e Shqipëri-Francë, është inauguruar Arena Kombëtare e Tiranës, shtëpi e kombëtares shqiptare, por që mund të mirëpresë edhe derbin e kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.
Ka një kapacitet prej 22.500 vendesh e ngrihet mbi të njëjtin vend ku u shkatërrua Qemal Stafa. Forma simbolizon kufijtë e Shqipërisë, ashtu si e kuqja dhe e zeza, ngjyrat kombëtare.
I inauguruar me një luan të zjarrtë spektakolar në 3D, Estadio Jorge Luis Hirschi është impianti i ri i Estudiantes në La Plata, Argjentina. Stadiumi i vjetër, që daton në 1907, u deklarua i paluajtshëm në 2005 e u shkatërrua në 2007 për ti hapur vendin stadiumit të ri, që ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh.
Jepjani Andi Bushatit e Fatos Lubonjes ta lexojne si fillim e pastaj gjithe kazanit qe derdhi llum te xi kur filluan punimet per ndertimin e kesaj velre dinjitoze.