Mediat greke, “xhelozi” për “Air Albania”: Duket si “Old Trafford” dhe “George Karaiskakis”, por mos u mërzisni

21 Nëntor 2019, 11:46Sport TEMA

“Air Albania” ka bërë një jehonë të madhe në mediat europiane. Pa u komentuar nuk ka kaluar edhe nga mediat në Greqi, që e kanë vlerësuar lartë këtë arenë.

Por “Contro.gr” e ka krahasuar ngjashmërinë e këtij stadiumi me “Old Trafford” dhe “George Karaiskakis”.

Për të gjithë atë xhelozi që mund të vijë nga lexuesit në Greqi për stadiumin e ndërtuar në Shqipëri, gjendet edhe ngushëllimi, duke treguar videon e atij incidenti të vogël para ndeshjes ku pajisja e ujit ka lagur tifozët në radhën e parë.

“Në rregull, duket paksa si Old Trafford dhe George Karaiskakis, por le të mos mërzitemi, se ka problemet e saj.

Por ky stadium me 22.500 vende e kaloi me sukses provën e UEFA-s dhe është në kategorinë e katërt.

Pra aty mund të luhen ndeshje të nivelit të “Champions League” dhe “Europa League”.

Ky stadium është vërtet i bukur. Ekziston dhe një qendër luksoze tregtare në të.

Mund të themi me siguri se ky projekt gjigant e tejkalon madhësinë e futbollit në atë vend”, shkruan media greke.

4 komente në “Mediat greke, “xhelozi” për “Air Albania”: Duket si “Old Trafford” dhe “George Karaiskakis”, por mos u mërzisni”

  1. AC/DC says:

    Ça thuj vetem per stadiumin xhelozi??? Jane xheloze dhe per detin Adriatik ne Golem,per kryevezirin 2metrosh te albanistanit,per
    autobuzat e unazes per kriminalitetin zero per bujarine,per xhamine qe po ndertohet ne mes teTiranes per gjelberimin qe ishte vetem ne Lazarat dhe tani ne gjithe vendin per festat e synetlleqeve,etjetj,etj.Dhe jo vetem Greqia por e gjithe Europa.
    P.S.Dhe kjo contro.gr eshte portali me i lexuar ne Greqi, e lexojne 10-12 veta ne dite

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Pirdhu o hiene pa tru>>> Kush ju pyet ju o mjerane..zvarranike ,te deshtuar e trembur …hiena te Europes njerezore ! P I R D H U N I ne anadoll-qipro

    2. Flm says:

      Artikull pa lidhje, thjesht per te ngushelluar kompleksitetin Turk-Arnaut.

  2. mik says:

    Nje komb me rreth 2700 vjet histori lojrash olimpike , a ka arsye te bahet xheloz per nje stadium ne shek e 21 ?
    Ne gjithmone na bahet ferra Brahim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje