Supergrabitja në Rinas, Gjykata rrëzon ankimin e Veselit dhe Piklit: Lihen në burg 6 të arrestuarit

21 Nëntor 2019, 14:49Kronika TEMA

Krimet e Rënda kanë lënë në burg 6 të arrestuarit për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Të arrestuarit janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela.

Gjykata ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e prokurorisë për Krime të Rënda.

Ndërkohë Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik për ADN-në për Oltion Veselin.

Grabitja ndodhi më 9 prill dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje