Oliver Geggenhein është nga Zvicra. Por, në Shqipëri atë e solli e dashura e tij. Në verë, siç rezulton në dosjen e prokurorisë, 41-vjeçari qetësisht u ul në stolat e Komisariatit nr.4 dhe denoncimi i tij ishte specifikisht për dy tipa, që i trazuan qetësinë dhe çastet romantike me të fejuarën.
Sipas gazetës Si Geggenhein pohon se sapo ka mbërritur në Shqipëri, pasi kishte ardhur me pushime, është pritur në aeroportin e Rinasit nga e fejuara Erlinda.
Zvicerani tregon në polici:
“Pasi u takova atje me të fejuarën, shkuam drejt një kompleksi , të cilin e kishim prenotuar.
Pasi u akomoduam në dhomën 301, çdo gjë shkoi mirë.
Por, në datën 30, në mbrëmje po darkonim, në një tavolinë tjetër gjendeshin dy persona mbase të moshës 25 dhe 30 vjeç.
Njëri kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kishte dhëmbët e prishur.
M’u afrua dhe më preku te qafa dhe tha “Pse e ke ngacmuar femrën time që quhet Ilva” dhe i kërkoi të fejuarës që ta përkthente, e cila ma përktheu.
E pyeta kamerierin se çfarë do ky person në tavolinën tonë dhe ai më tregoi që ata kanë dy orë që pinë kafe në një tavolinë tjetër”.
Hajde lajme hejde….? nje tregim pa kuptim, boll me injorance te till.
Bravo Tema. As gazeta e shekulli i 18 nuk ka pas kete nivel.
Ndersa lexuesit presin dicka me te mire , cdo dite e
me posht po bie , “Gazeta me e lexuar shqiptare ” !