Paketa speciale kundër "KÇK", Ylli Manjani "thumbon" ndërkombëtarët: Ta duan vallë të huajt diktaturën?

24 Nëntor 2019, 19:21Politika TEMA

Ylli Manjani, ka komentuar paketën speciale të paralajmëruar nga kryeministri Rama kundër KÇK-së të cilën pritet ta prezantojë nesër në Parlament.

Ish-ministri i Drejtësisë, shkruan se “një ligj i tillë nën drejtimin e drejtësisë do ishte të paktën më i pranueshëm, por nën hyqmin e pushtetit politik është i papranueshëm!”

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në faqen e tij në facebook

Disa konsiderata paraprake mbi projekt ligjin që reklamon Rama si Anti-KÇK.

Na një lexim i shpejtë i projekt ligjit për Parandalimin e terrorizmit…., të cilin Rama e reklamon si anti KÇK, me tërhehin vemendjen këto elementë kryesore:

1. Thuajse të gjitha paragrafët e projekt ligjit fillojnë me fjalët “Policia e Shtetit”. Në tekst vihen re terma të tilla si “Policia urdhëron”; ” bllokon”; “përgjon”; “kontrollon”; “sekuestron”; “heton”. Këto terma ligjorë edhe gjykatat nuk i kanë asnjëherë të plota. Kurse sipas këtij projekti Policia e Shtetit i ka të plota!!!

2. Projekti në formë e në titull ka qëllim të parandalojë terrorizmin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në përmbajtjen e tij, Policia ka të drejtë të ndërhyjë në liritë e të drejtat themelore të gjithkujt, nëse mbi të ka një dyshim për njërin nga 2/3 e neneve të Kodit Penal, që ky projekt ja njeh policisë si detyrë për ti hetuar!!! Praktikisht policia heton për çdo vepër penale.

3. Projekti e anashkalon procesin e rregullt gjyqsor hetimor. Gjykata e prokuroria ngjajnë si agjensi legalizimi të ndërhyrjeve që policia bën sipas qejfit!!!
Madje gjykatësit e Prokurorët janë subjekte hetimore nga policia!!!

4. Madje një nen në projekt përcakton se pavarësisht çfarë bën SPAK, BHKH dhe Gjykata për një rast konkret, policia bën veprime hetimore paralele!!!

Pra me pak fjalë, me një ligj të vetëm bie poshtë e gjithë struktura shtetërore e ndërtuar sipas Kushtetutës, për të hetuar e ndëshkuar krimin. Bashkë me ta bie poshtë i gjithë proçesi i rregullt ligjor. Madje bie poshtë edhe vetë reforma në drejtësi.

Projekt ligji është në fakt instrumenti më i rrezikshëm që po ti jepet në dorë qeverisë së sotme moniste, mund të bëjë ç’të dojë me cilindo kundërshtar ose të pabindur të saj. Policia është institucion thellësisht i varur nga pushteti politik.

Në kushte normale Policia e Shtetit është nën hyqmin e organeve të drejtësisë. Me këtë projekt ajo shpallet organ drejtësie me vete,madje edhe më e lartë se vetë drejtësia në disa raste!!!

Edhe SPAK e BKH, ky ligj i anashkalon!!! Të jetë vallë produkt i të huajve kjo gjë?!
Duan apo sduan që këto institucione të reja të krijohen?!

Për herë të fundit që ky ligj ka vepruar kështu, vendi ka qenë zyrtisht i quajtur Diktaturë!

Ta duan vallë të huajt diktaturën?! Megjithë kritikat që kemi, nuk e kemi dëgjuar këtë gjë nga ata.

Mezi po pres të shoh kush nga agjensitë e huaja e mbështet këtë ligj. Mesa di ata që u morën me Reformën në Drejtësi nuk janë mbështetës të nismave të tilla që paralelizojnë veprimtarinë e SPAK dhe BKH. Pra ata nuk janë, natyrshëm pas kësaj nisme. Mejithatë të shohim, se mbase ka të tjerë…

Zoti e bëftë mirë, por ky duket fundi i sundimit të ligjit dhe fillimi i sundimit të pushtetit politik! Ky i fundit nuk është e thënë të jetë gjithmonë Edi Rama… nëse kundërshtarëve të tij ju bie në dorë ky ligj as në atë botë sdo ta lënë të qetë…

Ende shpresoj se do gjendet një arësye që të bëhet drejtësia e re dhe ti lëmë ata të punojnë.

Të jem i sinqertë, një ligj i tillë nën drejtimin e drejtësisë do ishte të paktën më i pranueshëm. Por nën hyqmin e pushtetit politik është i PAPRANUESHËM!

Sidoqoftë, këto komente të miat janë mbi një draft paraprak të këtij ligji. Të shohim dhe draftin zyrtar…

6 komente në “Paketa speciale kundër “KÇK”, Ylli Manjani “thumbon” ndërkombëtarët: Ta duan vallë të huajt diktaturën?”

  1. tingelloj si kercenime qe dalin nga haleja ku o strehu ali baba
    uah hahahahahah
    sa kom qesh me ket kokthumbin

  2. Roberto says:

    Ti o Manjak Manjani e kupton shume mire qe nuk jemi ne diktature por ashtu ju intereson.Pse rregullin,ligjet,disiplinen e quani diktature?? Po Amerika qe per nje gje te vogel te plas brenda ne burg si e quan ti?? Diktature??? Ore ju nuk po lini fjale e forma pa perdorur sepse po qani pushtetin me lot dhe keni mbetur si peshku pa uje a e kuptoni apo jo????? Boll se na cate trapin vetem me sajesa a thu se bota ha bar dhe ju dolet tani demokrate te kulluar???Mbylle halene o legen burre.Inatet personale qe ke me Ramen apo te tjeret shko zgjidhi ku te duash e mos na caj menderen neve ketu.

    1. Drini says:

      Ne kemi 29 vjet qe sundohemi nga DIKTATURA!
      A nuk eshte DIKTATURE ,kur tere keto vite eshte bere cdo gje sic ka dashur Berisha,Nano,Meta e Rama?
      Kur qytetari trajtohet si sovran vetem diten e votimit pastaj vetem di lecke?
      Si nuk qenka diktature kur nje grusht banditesh u bene miliardere,ndersa shumica e popullit jetojne ne mjerim?
      Ne cilin shtet ne bote sot zbatohet e ashtuquajtura “bashkeqeverisje me qytetaret” kur na thuhet qe ankesat zgjidhen vetem po t’i shkruash portalit kryeministror?
      Si mund te jete e sinqerte ky slogan kur i shkruan personalisht kryeministrit per nje shkelje korruptive dhe si te perbuz duke te thene se “ke gabuar adrese”?
      Diktature quhet shteti socialist,por kur dikush i shkruante leter,qofte edhe anonime Enver Hoxhes,brenda javes vinin 3 te ngarkuar nga ai per te verifikuar informacionin?
      Si duhet te jete ndryshe diktatura?

  3. cri says:

    Ik o jurist i deshtuar ske bere nje gjyq ne jeten tende dhe del dhe ben te diturin. Cfare bere kur ishe minister drejtesie o deshtak.

  4. cris says:

    Ik o jurist i deshtuar ske bere nje gjyq ne jeten tende dhe del dhe ben te diturin. Cfare bere kur ishe minister drejtesie o deshtak.

  5. kujtimi says:

    Po te ishte diktature ku ta gjesh, se nuk do te perdridhej likja sa ne nje ane ne nje tjeter (sigurisht edhe ti si sahanlepires i tij), po per dreq nuk eshte e tille e prandaj dhjaseni perdite ne kurriz te ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje