Protestuesit djegin bazën e Kombëve të Bashkuara, i akuzojnë për mosreagim ndaj terroristëve

25 Nëntor 2019, 22:30Kronika TEMA

Protestues të dhunshëm i vunë zjarrin një baze ushtarake të Kombeve të Bashkuara dhe bashkisë së Benit në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Dhjetëra qindra protestues shprehën indinjatën e tyre ndaj trupave të Kombeve të Bashkuara dhe atyre vendase se dështuan në parandalimin e një sulmi të militantëve islamikë.

Gjatë ditës së diel, Forcat e Aleancës Demokratike vranë 8 civilë gjatë një sulmi në qytetin e Benit.

Kombet e Bashkuara dhe forcat ushtarake të Kongos kanë 18 mijë trupa dhe kanë pasur vështirësi në vendosjen e stabilitetit, sidomos në pjesën lindore të vendit.

ADF është një nga shumë grupet militante që operojnë në Kongo, një vend i pasur me minerale në kufi me Ugandën dhe Ruandën. Ky grup militantësh akuzohet për një seri aktesh të dhunshme dhe vrasje në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje