FOTOT/ Saranda solidarizohet me banorët e prekur nga tërmeti, Gurma: Ndihmat e para po bëhen gati për tu nisur

27 Nëntor 2019, 14:15Sociale TEMA
FOTOT/ Saranda solidarizohet me banorët e prekur nga tërmeti, Gurma:

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka falënderuar gjithë banorët e Sarandës, Ksamilit e zonave përreth , që u solidarizuan menjëherë me thirrjen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. 

Teksa publikon disa foto ku shfaqen qytetarë që dhurojnë, Gurma shkruan se ndihmat e para po bëhen gati për tu nisur.

“Faleminderit ?? Gjithë banorëve të Sarandës ,Ksamilit e zonave përreth , që u solidarizuan menjëherë me thirrjen tonë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Gjithë bizneseve të hotelerisë dhe restoranteve për diponibilitetin e treguar për të strehuar e ushqyer të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Gjithë supermarketeve që u bashkuan me nismën për të furnizuar me ushqime per zonat e prekura.

Biznesmenët që na ndihmojnë me transportin e ndihmave.

Ndihmat e para po behen gati për tu nisur, por ne jemi këtu për të vazhduar grumbullimin

#SarandaSolidare ?”- shkruan Gurma teksa poston fotot.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje