Zëdhënësi i Departamentit Italian të ‘Vigili del Fuoco’, ekipet e zjarrëfikësve, Luca Cari, ka deklaruar për ANSA se “Ekipet tona kanë punuar në mënyrë të pandërprerë që nga mbrëmja e djeshme. Kjo është një situatë shumë, shumë e vështirë”
Duke qëndruar pranë një ndërtese katër-katëshe në Durrës, e shkatërruar nga tërmeti, Luca Cari tha se: “Nën rrënoja gjenden 6 persona, tre fëmijë, dy gra dhe një burrë, ndërkohë, dhjetëra anëtarë të familjes dhe të njohuri të tjerë janë grumbulluar rreth rrënojave, në një pritje dramatike për një lajm të mirë”.