"Shqipëria Solidare", e-albania lehtëson mundësinë për të kontribuar për të prekurit nga tërmeti: Ja ku mund të jepni ndihmën tuaj

27 Nëntor 2019, 11:53Sociale TEMA

Pas tërmetit shkatërrues që tronditi vendin mëngjesin e djeshëm, Qeveria shqiptare nëpërmjet Portalit të shërbimeve qeveritare e-albania, i ofron çdokujt mundësinë për të dhuruar nëpërmjet një seksioni të dedikuar. https://e-albania.al/dhuro

Nën sloganin “Shqipëria Solidare”, në njoftim shkruhet: Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti! Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje