FOTOT/ Ekspertët inspektojnë pallatin e dyshuar si të deformuar në Rrugën e Kavajës: Nuk ka pësuar dëme

28 Nëntor 2019, 13:44Sociale TEMA
FOTOT/ Ekspertët inspektojnë pallatin e dyshuar si të deformuar

Një grup profesorësh të inxhinierisë së ndërtimit inspektuan këtë të enjte pallatin në rrugën e Kavajës ku u raportua se pas tërmetit të djeshëm 5.6 i shkallës rihter pësoi deformime.

Gazetari i “Panorama.al”, Mariglen Kume ishte në vendngjarje dhe bën të ditur se nga këqyrja e grupit të profesorëve është arritur në konkluzionin se pallati nuk ka pësuar dëmtime.

Ekspertët e inxhinierisë panë edhe pikat kyçe të ndërtimit dhe nga konstatimi paraprak dolën në përfundimin se nuk ka pësuar dëme.

Ndërkohë shqetësimit të një qytetareje e cila banonte pikërisht në këtë ndërtesë, nëse mund të futen brenda në pallat për të jetuar dhe a ka rrezik të shembet nëse ka ndonjë tërmet tjetër të fortë, profesorët nuk dhanë një përgjigje përfundimtarë, por u sugjeruan që të kontaktojnë me konstruktorin i cili e ka ndërtuar dhe t’u kërkojnë aktin e kolaudimit.

Gazetari i Panorama raporton gjithashtu se një detaj tjetër që vlen për t’u theksuar nga grupi i profesorëve të inxhinierisë së ndërtimit ishte apeli i tyre që të inspektohen me imtësi pallatet e vjetër të ndërtuar para ‘90-ës, në të cilat së fundmi në katet e para është ndërtuar për t’i kthyer në lokale, pasi sipas tyre në disa raste është prekur struktura e pallateve. (panorama)

1 komente në “FOTOT/ Ekspertët inspektojnë pallatin e dyshuar si të deformuar në Rrugën e Kavajës: Nuk ka pësuar dëme”

  1. Ndertimet e larta tregojne per grykesine dhe korrupsionin nga ato institucione qe i lejojne (bashkia per lejen dhe qendra siszmologjike qe lejon ndertimin e 12-13 kate) si dhe etja per fitime te medha nga ndertuesi qe per nje siperfaqe trualli e 15 fishon fitimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje