Pacolli: U trondita kur pashë dëmet, do të dhuroj 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

28 Nëntor 2019, 14:31Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.” shkruan Pacolli në rrjete sociale. (TemA)

9 komente në “Pacolli: U trondita kur pashë dëmet, do të dhuroj 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”

  1. bregdetari says:

    Shprehje e patriotizmit dhe vëlazërimit me vepra dhe jo me fjalë e propagandë. Shembull solidariteti

  2. dardan I says:

    Bravo shqiptar! Ju bej thirrje gjithe oligarkeve dhe pronareve te medhenj e te vegjel:
    -jepni ndihma per vellezerit; asgje nuk do te merrni me vete!

  3. Enver says:

    Respekte pa fund per ju i nderuar Behxhet Pacolli.

  4. Noorwood says:

    Faleminderit Zoti Pacolli,po kam merak se keto euro qe dhuron per njerzit e demtuar nga termeti kalojne ne llogarine e like Floririt!!?

  5. Syri kaltër says:

    Ky është Bexhet Pacolli……….një shqipëtar me zemër të madhe……! Nuk keni nevojë të flisni shumë…..veproni si ai!

  6. feliks says:

    Ti nuk kerkon i Dashur Bexhet, as Lavde as Komplimente. Kte e di une me s’miri. Kte po e mesojne e gjithe Bota Shqiptare. Ti je nje Patriot i pandreqshem, sado te merzisin dhe te mosmirekuptojne. Ti je ne deje i tille. Falenderime Behxhet Pacolli ashtu sikur te njoh.

  7. Shqiptarizmi tregohet me vepra e jo me llafe te kota.Bravo Behxhet Pacolli me zemer te madhe.Nga shembulli juaj kanë cfare te mesojnë hajdutet e oligartët e Shqipnise .Po politikanet e korruptuar e hajduta ku janë fshehur???

  8. Shqiponja says:

    Nga do qe te jemi , sado qe te kemi mos marveshje , sado te ziemi e te griemi , nje gje eshte me se e qarte , vellai mbetet vella dhe serbi kete e ka me se te qarte , dhe e llogarit mire ……..

  9. Jemin says:

    Ju Faleminderit
    Zoti jua shperblefte ne Familjen Tuaj per te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje