Alban Hoxha dhe Trashi i sjellin buzëqeshjen fëmijëve të prekur nga tërmeti, ndihma dhe një lojë futboll midis tyre

29 Nëntor 2019, 19:38Sport TEMA
Alban Hoxha dhe Trashi i sjellin buzëqeshjen fëmijëve të

Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Presidenti Armand Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë.

Të dy futbollistët e përfaqësues kuqezi por dhe të skuadrë së Partizanit dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët.

Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar.

Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje