DASH: Si në kohë të tjera të vështira, edhe sot jemi në krah të Shqipërisë

29 Nëntor 2019, 09:29Sociale TEMA

Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Sot ne lutemi për familjet e tyre, si edhe për ata që janë lënduar. Në emër të popullit amerikan, u urojmë të gjithë atyre që janë prekur shërim të shpejtë. Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë në krah të miqve tanë në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë.

Departamenti i Shtetit shpreh gjithashtu mbështetjen e fortë për integrimin e evropian dhe përgëzon vendosmërinë e Shqipërisë për këtë objektiv.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato që kanë si synim konsolidimin e një sistemi gjyqësor të pavarur”, thuhet më tej në deklaratë.

Departamenti i Shtetit vlerëson gjithashtu kontributin e Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpret udhëheqjen e Shqipërisë në kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020.

“Miqësia SHBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qendrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne shpresojmë për shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi”, përfundon deklarata.

1 komente në “DASH: Si në kohë të tjera të vështira, edhe sot jemi në krah të Shqipërisë”

  1. More a mund te me thoni sa ndihma konkrete kanë dhane SHBA apo vetem deklerata boshe? Kam ndigjuar shumë keto dite për ndihma konkrete si udhqime ,veshmbathje , e vlera monetare nga shumë organizma e persona si Behxhet Pacolli, Shefshet Krasniqi etj etj.Po nuk kam ndigjuar akoma nga shtete te vecanta apo qofshin vetem SHBA te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje