Deri tani 15 mln euro, ja biznesmenët dhe faqet online që kontribuan

29 Nëntor 2019, 15:10Sociale TEMA

Ndërsa shuma e dhuruar nga qytetarët, diaspora dhe disa biznesmenë si ndihma për të prekurit nga tërmeti mendohet t’i ketë kapur 15 milionë euro, kryeministri Rama ka thirrur në Elbasan disa prej biznesmenëve më të pasur të vendit.

Nga sa raportohet, ky takim do të zhvillohet pikërisht për të arritur në një pikë të përbashkët se si, apo me sa të holla do të ndihmojnë këto biznese familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Durrës dhe Tiranë.

10 milionë euro, 5 milionë dollarë dhe 156 milionë lekë është shuma e dhuruar deri në këto momente për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, pa përfshirë këto ato shuma personale që janë bërë në forma apo grumbullime të ndryshme.

Mijëra qytetarë të zakonshëm dhe biznesmenë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, por edhe shtetas të huaj kanë dhuruar para dhe ndihma për banorët e prekur në Thumanë dhe Durrës.

Raportohet se vetëm përmes faqes “GoFundMe” dhe Facebook janë dhuruar afro 4 milionë dollarë deri mesditën e së premtes.

Dhurimet sipas ‘GoFundMe’ kanë ardhur nga 76 shtete të ndryshme, ku shumica janë shqiptarë të diasporës.

Një rol të madh në mbledhjen e këtyre donacioneve kanë patur dy organizatat shqiptare të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” me 1.5 milion dollarë dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me 870 mijë dollarë.

Një shumë e konsiderueshme prej afro 1.4 milion dollarë është mbledhur nga organizata “Rrënjët Shqiptare” me qendër në Nju Jork përmes Facebookut.

Nismës për të dhuruar ju bashkuan edhe biznesmenët e njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

I pari që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli.

Përveç shumës së dhuruar, ai u shpreh i gatshëm për të strehuar në Prishtinë edhe qindra familje të prekura nga tërmeti.

Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, një tjetër biznesmen shqiptar ju bashkua nismës për të dhuruar. Shefqet Kastrati u solidarizua me të prekurit nga tërmeti duke kontribuar me plot 1.5 milionë euro, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të pasurve për të dhuruar.

Menjëherë pas kontributit të Shefqet Kastratit, Aeroporti i Rinasit i ka dhuruar 1 milionë Euro shtetit shqiptar duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura.

Nga ana tjetër, përveç ndihmës me ushtare dhe ekipe shpëtimi, qeveria e Kosovës akordoi një fond prej 500 mijë eurosh për Shqipërinë.

Plot 500 mijë euro ka dhuruar edhe Fondacioni Soros në Shqipëri, ndërsa Austria ka dhuruar 600 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut 100 mijë euro, e po aq edhe Vatikani.

Donacione ka patur edhe nga disa Komuna në Kosovë. Kontribute ka patur edhe nga Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Surprizë mund quhet donacioni prej 2 milionë euro nga biznesmeni nga Tivari, Djordje Pavicevic.

Këtë të premte donacioneve iu bashkuan edhe biznesmenët Samir Mane me 1,2 milionë euro dhe Pëllumb Salillari me 1 milionë dollarë.

Edhe qeveria shqiptare ka hapur një platformë online ku mund të dhurohet për të prekurit nga tërmeti.

Sipas informacioneve zyrtare, deri mesditën e së premtes përmes kësaj platforme ishin dhuruar 156 milion lekë, 1.6 milion euro dhe 25 mijë dollarë.

Përveç donacioneve financiare, qindra shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë hapur dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

Shqipëria vërtetë u përball me një tërmet të fortë, por solidariteti mes shqiptarëve pas tërmetit ka qenë edhe më i fortë.

10 komente në “Deri tani 15 mln euro, ja biznesmenët dhe faqet online që kontribuan”

  1. Cipini says:

    Po Vangjush Dako, Sal Berisha, i biri dhe e bija Sales, Lul Basha, Edi Rama etj sa para do dhurojne?

  2. Cipini says:

    Harrova krye te pasurin Ilir Meta.

    1. Dashi says:

      ti harrove Like Floririn apo si njihet ndryshe per pasurine e tij si Trump i Ballkanit ose me gjere.

  3. SHKELZENI says:

    SINQERISHTE ATA QE NE I KEMI SHARE E NENVLERESUAR NA DOLEN KRAHE DHE NJE FLM
    2 MILION EURO NGA NJE SHTETAS NGA MALI I ZI
    ESHTE KOHA PER TE REFLEKTUAR KU ESHTE ARDIT GJERBREA FLORI MUMAJEZI KU ESHTE INVA MULA
    KU ESHTE FUTBOLLISTI I NAPOLIT ME OREN 250 MIJE EURO KU ESHTE MERO BAZE NIKOLLE LESHI BLUSHI
    KU JANE KETA ANIMATEUR TELEVIZIVE QE N’A CAJNE BYTHEN NE KOHE PAQE TE DHUROJNE N’A 1000 EURO MOS VALLE SHQIPTARET NE KOSOVE JANE ME TE PASUR JO VETEM ZEMRA E TYRE ESHTE ME E MADHE

  4. Shqiptar says:

    Iliri do dorezoj gjithe paurine. Pasi dalngadale do shkoj ne burg. Pasi te vendoset ne burg,pasuria e tij do te shkoje tek te prekurit e termetit.
    Kontribut se jo mahi.

  5. Illyria-Shqiperia says:

    Me thene te drejten, me pak perjashtime ne Shqiperi kane mbetur njerezit me katrane ne shpirt. Nga ata ne krye e Deri tek I fundit I fshatit.

  6. Syzana says:

    Nje shtet (Qeveri) qe nuk ka minimal 1 mlrd euro rezerve per raste si keto mund te quhet thjeshte shtet i falimentuar, deri kur populli i varfer shqiptar te marr pergjegjesine per keto pune? A nuk zgjedh populli Qeverine mu per keto raste te “Qeverise” po mos e dhnte Zoti qe Shqiperia te sulmohet nga ndonje shtet, cfare do te ndodhe pastaj? Si do te luftoj kur nuk ka breke ne b…e? Gjynaf populli shkrete, cfare te them ishin te pafat qe linden ne ate vend, edhe pse Shqiperse i ka dhene Zoti te gjitha bukurite qe nje vend mund te kete.

  7. PEPJA says:

    O EDI KETYRE BISNESMENEVE TE MEDHENJ QE U KE DHENE LEKE ME PPP REKLAMA E KU DI UNE LEROJA NENEN SE QIME BYTHE I KANE KETO MOS TE BEJNE PUSHIME KETE VERE DHE TE MOS I JAPIN DASHNOREVE JA U RINDERTUA SHQIPERIA.

  8. Zorro says:

    HARRUAT MASHTRUESIN DHE PERFITUESIN ME TE MADH TE TE GJITHE DEKADAVE, ILIR BEQAJN, ISH DEPUTETIN E PARE QE JU HOQ MANDATI PER PERFITIME DHE ISH MINISTRIN E SHENDETESISE QE KA THYER REKORDIN ME DHENIEN E KONCENSIONEVE SKANDALOZE PASOJAT E TE CILAVE PO I VUAJM DHE SOT E KESAJ DITE. ASNJE QINDARKE NUK LESHON KY LEGEN, APO MAMUTHI I KORRUPSIONIT ANASTAS ANGJELI, APO HAJDUTET E TJERE ZYRTARE QE JANE MAJMUR DHE GEZOJNE PARATE E NXJERRA NGA TAKSAT TONA. SHPIRTZINJ TE GJITHE JANE POR LE TE BESOJME SE DO TJA SEKUESTROJNE ORGANET E REJA TE DREJTESISE SE RE QE MEZI PO E PRESIM. ZOT DHE SHBA NA NDIHMONI TE SHPETOJME NGA THONJTE E KETYRE DELENXHILEREVE POLITIK SE VEÇ JU MUND TI BEN ZAP KETA TE PANGINJUR ! Amin! Fjala ime ne veshin tuaj!

  9. Spiro says:

    Po Petrit KRYEHAJDUT dhe KRYEMASKARA Vasili ka dhënë ndonjë Donacion ,??? HAJDUTI I SHEKULLIT Petrit KREYKUSAR Vasili ç’farë do ju bëj atyre 100 MILION DOLLARËVE $ OFFSHORE (PARAJSAT FISKALE ) ??? Apo do ti marri në VARR ??? Petrit MOTËRQIR Vasili po NUK bëre DONACION , do ti marri SPAK dhe FBI me DHUNË O të QIFSHA RRACËN dhe LESHELINË tënde (SHPKnë) e FAMSHME , që vetëm Parti Politike NUK MUND të quhet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje