FOTOT: Tërmeti i 1994-s në Los Angeles dhe ngjashmëria me tërmetin e së martës në Shqipëri

29 Nëntor 2019, 12:46Sociale TEMA
FOTOT: Tërmeti i 1994-s në Los Angeles dhe ngjashmëria me

Një tërmet e ndodhur në vitin 1994 në Los Angeles ka disa karakteristika të ngjashme me tërmetin e së martës në Shqipëri. Tërmeti me magnitudë 6.7 goditi San Fernando Valley më 17 janar 1994. Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë bregdetare, 18.3 km në thellësi dhe lëkundja më e fortë zgjati 20 sekonda.

Një tjetër lëkundje me magnitudë 6 pasoi vetëm një minutë më pas. Bilanci i viktimave ishte 57 dhe të plagosur mbetën më shumë se 8700 persona. Dëmet materiale u vlerësuan në masë 13-50 milionë dollarë, çka e bëri këtë një nga fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme në historinë e Amerikës. Pati 125 mijë të pastrehë dhe 82 mijë shtëpi të shkatërruara. Malet e Santa Susana-s u ngritën me 70 cm. Autostrada dhe ura u shkatërruan.

Tërmeti mori vëmendje botërore. Ndërtesat që u shkatërruan më shumë ishin ato me shumë kate dhe parkingje në kat të parë. Për shkak të prishjes së linjave të gazit dhe ujit pati disa zjarre dhe përmbytje.

Njësoj si në rastin e tërmetit të së martës në Shqipëri (të paktën sipas ecurisë së deritanishme), edhe në rastin e tërmetit të Los Angelesit goditja kryesore u pasua nga një tjetër e fortë. Pas lëkundjes 6.7 ballë pasoi një pasgoditje me magnitudë 6. Në Shqipëri, lëkundja më e madhe 6.4 u pasua nga një tjetër rreth 5.8 ballë vetëm 3 orë më pas.

Lëkundje të tjera vijuan për muaj të tërë, edhe pse shumica prej tyre ishin të lehta dhe regjistroheshin vetëm nga aparaturat. Të patën 3 mijë paslëkundje të regjistruara në tre javët e para e kishin magnitudën më të madhe se 1.5.

1 komente në “FOTOT: Tërmeti i 1994-s në Los Angeles dhe ngjashmëria me tërmetin e së martës në Shqipëri”

  1. VRKRT says:

    Ja pra qe u futem n Amerik tash.
    Durres Angelos
    Tirana York
    Vlor Vegas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje