Inxhinieri Dhimitër Papa i bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti që të qetësohen pasi jo çdo plasaritje apo dëmtime të tjera të vogla mund të sjellin rrezik për ndërtesat.
“Do të doja të qetësoja të gjithë banorët e Tiranës, së Durrësit, duke iu thënë se nuk ka asnjë arsye të tremben qoftë edhe nga një plasaritje e vogël në muret e tullës, qoftë edhe nga një shkëputje e vogël e panelit të strukturës ndarëse nga kolonat dhe trarët.
Dëmtimet e këtij lloji nuk përbëjnë asnjë problem jetik për strukturën”, u shpreh ai në A2.
Por si mund të identifikohen dëmet që përbëjnë rrezikshmëri?
“Këtë nuk mund ta bëjnë banorët, njerëz jo profesionistë.
Janë ngritur grupe të posaçme që duhet të vizitojnë të gjitha objektet e dyshuara dhe të shënohen me bojë të kuqe objektet që duhet të zbrazën menjëherë.
Të shënohen me bojë të verdhë objektet që duhen restauruar.
Dhe me jeshile të shënohen objektet që janë të përshtatshme për banim që banorët të qetësohen dhe të largojnë panikun”.
Jo mor vlla, ne duam te degjojme Mentor Kikine dhe gjithologet e tjere neper studio televizive.. Ata i dine te gjitha dhe marrin persiper te shpjegojne forcen e natyres te qetesojne apo te fusin ne panik njerezit sipas trurit te tyre. Aq shume dine dhe marrin veshe sa tani i kane me emra e mbiemra kush e ka fajin kush duhet te shkoj ne burg e kush Jo.. lum si ne per gjithologet tane, i dine te gjitha. Si nuk futi nje nga keta doren ne xhep duke filluar nga Fevziu, Vasili, Zheji, Balla, Preza e deri tek larg qofte Cimi i Pekajve ngelet mister.. ishalla do zoti na bejne ndonje suprize se gjithologet nuk merrem me vogelsira 1 milion eurosh, aq i mbledhin me nje panair librash, udhetime luksoze neper Afrike apo ndonje spa 5 star.