FOTOT: Kush është balerina e hotel “Miramare” që humbi jetën nga tërmeti

29 Nëntor 2019, 09:50Sociale TEMA
FOTOT: Kush është balerina e hotel “Miramare” që

Mes viktimave të tërmetit ishte edhe një vajzë e re, e njohur me emrin e artit “Evi Kardashian”. Vajza 28-vjeçare nga Elbasani punonte në hotelin Mira Mare, i shembur nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Ajo ishte balerinë në këtë hotel. Mësohet se ajo ishte e detyruar që të bënte këtë punë për shkak se kishte mamanë e sëmurë. Eviola Broshka jetonte vetëm me mamanë e sëmurë. Të afërmit thonë se për shkak të punës që bënte, ndjehej shpesh e paragjykuar.

5 komente në “FOTOT: Kush është balerina e hotel “Miramare” që humbi jetën nga tërmeti”

  1. Kapterri says:

    Kur këto kërcuese striptize ose table dancing “stars” i quani balerina, si duhet t’i quajmë balerinat e vërteta? Valltare me geta? Që kanë punuar për bukën e gojës, nuk dyshoj dhe është fatkeqësi njezëroze që humbën jetën kaq të reja. Uroj të kenë pasur siguracion nga punëdhënsi që të mbulojnë të paktën shpezimet e familjeve. U prehshin në paqe

  2. Miti says:

    Pse duhet ta nxirrnit kete shkrim? Jeni bere dhe ju si JOQ.

  3. Ilia Toli says:

    Kjo është heroinë se bënte ç’duhej të bënte që të mbante familjen dhe nënën e sëmurë. S’ka faj ajo që Shqipëria është siç është. Dhe unë tani, profesor i stabilizuar në USA, kur isha në Shqipëri deri më 1995 merresha me pisllëqe. Nga ta kapësh? Kur u ktheva në Vlorë më 2008, Tanush beu nga Rërëza (ç’i humbi gjilpërëza) e dinte se do më fuste në rrugë të rikthehesha në origjinë ku s’ke nga e kap më. Kjo është Shqipëria.

  4. Fieri says:

    Edhe çfare rendesie ka se çfare pune bënte??? Ne fund te fundit kjo fatkeqe jetesën e siguronte vetë ( dhe besoj se e bënte nga halli dhe jo nga qejfi ) dhe jo si ca e ca qe e bejnë duke vjedhur nga gjaku djersa hallet dhe fukaralleku i shqiptareve.( keta i di gjithe shqiperia se kush jane) . As kjo goce dhe as shoqet e saj nuk duhen paragjykuar se ne si shqiptare paragjykojme keto dhe harrojme ata qe po na shypin koken.

  5. Aksi says:

    Nuk e kuptoj, kujt i intereson ky lajm? Per ca e sillni jeten private te personave qe kane humbur jeten, apo per t’i mjele me klikime dhe pas vdekjes. Po pak turp nuk keni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje