Nga data 26 nëntor deri sot (29) janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit, thotë sizmiologu I Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.
Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë:
“Aktiviteti sizmik ka përvijuar por me ritme më të ngadalta.
Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë.
Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës.
Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta.
Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur duke u ulur”