Nga Sabina Veizaj
Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.
Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.
Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.
Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.
Ndjen sikur je në mes të një shkretëtire të stisur. Nis të fryjë, e mandej fryn më shumë e nis një shi i shtruar. Godinat rreth e rrotull Vollgës nuk janë dëmtuar nga tërmeti i së martës, por këto pasdite gjithkush e gjithçka i tutet qytetit të drobitur.
Asnjë hap njeriu në rrugë, makina të pakta që rrëshqasin shpejtë në asfalt dhe pas të lënë ndjesinë sikur edhe ato janë n’arrati.
Gjithçka nën qepena apo nën xhama të trashë hermetikë. Çdo gjë ka ndalur në këtë pjesë të qytetit.
Çdo aktivitet është i mbyllur. Asnjë kafene çelur, teksa ora shënon vetëm 18:00.
Edhe në pallatet e banimit aty pari e pak më tutje asnjë shenjë jete. Tek-tuk, në çdo pallat mund të shquash përmes dritës së ndezur, literalisht vetëm një familje në çdo pallat prezente në shtëpinë e saj.
Durrësin e kanë lënë. Nuk e kisha provuar ndonjëherë ndjesinë e të veshurit të braktisjes së një qyteti e të pashpresës.
Me siguri ata që janë larguar, Bajlozi i Zi u ka ngjallur krupën dhe janë detyruar të lënë një shesh beteje të humbur, për një luftë që nuk e zgjodhën, nuk e deshën, nuk e bënë, thjesht i përfshinë.
Sa i akullt m’u ndje Durrësi. Ishte si një kukull porcelani që mund të të rrëshkiste në çdo çast nga duart dhe të të bëhej copë edhe çikë.
Dola nga makina për një çast dhe ndjesia e braktisjes mu qas edhe më thellë e mu kujtuan vargjet e Bilal Xhaferrit;
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
atdheu është varr i hapur, është varr.
atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
Hyra në makinë e mbushur plot trishtim dhe keqardhje. I thashë shoferit ti drejtoheshim ekstremit tjetër të qytetit; aty ku luftohet me mbijetesën dhe ngritjen e një shprese se do të ketë me të vërtetë një nesër, të mirë.
Jemi në stadiumin e qytetit, ku shquaj pako çadra. Muzgu ka rënë dhe në bordurat e stadiumit dhe familje të strukura pas njëri-tjetrit nga i ftohti dhe mjerimi shpirtëror që i ka pllakosur.
Fëmijë që përpiqen të luajnë, syreshë të tjerë që kërkojnë të hanë.
Rroba përtokë, disa të tjerë brenda në çadër e të tjerë mandej jashtë tyre duke dhënë e marrë me njëri-tjetrin.
Jashtë një çadre ku po qëndrojnë këtë natë një çift të moshuarish shoh dy infermiere me një kuti kartoni me ilaçe përpara.
Tek i pyes më shpjegiojnë se ilaçet kanë ardhur si ndihma, “ne po i shohim që janë të vlefshme dhe përse e mandej do ti dorëzojmë. Kështu na kanë urdhëruar”- thonë ato.
I pyes sërish nëse mund të jetë një zgjidhje me ditë kjo e çadrave në këtë mot të pafavorshëm, ato më thanë se vetë nuk do të rrinin kurrë në këto kushte.
Brenda në çadër ndodhet një çift të moshuarish mbi të 75-at. Ata janë Petrit dhe Zenepe Kerri. Shtëpia e tyre është klasifikuar si e pabanueshme dhe ata tashmë me një torbë me rroba në krahë, një natë e kanë kaluar tek njëra vajzë, një natë tek vajza tjetër, të cilat në kushte ngushtësie për hapësirë sipas çiftit Kerri, janë detyruar ti lënë prindërit që këtë natë të flenë në një nga tendat në stadiumin e qytetit.
Tenda është aq e hollë, sa shiu që nisi të bjerë hynte brenda. Gjysh Petriti qëndronte i ulur mbi krevatin tek dhe në tokë në të djathtë të tij qëndronte një dyshek tek që me siguri do të jetë bërë ujë nga shiu.
Lajmi i mirë është që gjyshërit Kerri sot nisen për në Itali tek fëmija tjetër. Po sikur të ishin të detyruar të qëndronin në Durrës?!…
Mandej shoh njerëz të grumbulluar tek një kamion që ka ardhur nga Kosova. Njëri prej djemve më thotë se sot kanë ardhur 4 kamionë me ushqime e veshmbathje nga Kosova.
“Ne jemi grupi “Çunat e Kerrit”, vullnetarë nga gjithë qytetet e Kosovës. Kemi ardhur të ndihmojmë, por nuk na lënë të shpërndajmë ndihmat tek njerëzit. Na thonë se duhet t’i dorëzojmë tek gjimnazi përballë”- më thotë njëri prej djemve të cilët ndiqen nga një grumbull njerëzish që fati i detyroi ta kalonin natën e netët në vazhdim me sa duket në qiell të hapur dhe duart e zgjatura për të lypur ushqim.
Dikush më thotë se kanë hequr shumicën e çadrave për shkak të shiut dhe iu premtuan se do t’i shpinin në hotel, por “ndihemi të mashtruar dhe të braktisur në mëshirë të fatit. Pa ngrënë, pa batanije. Si do ta kalojmë natën në shi? Nuk po na japin për të ngrënë. Aty ka ndihma plot, ku po i çojnë”?
Pyeta një polic të ri me uniform se pse të prekurit nga tërmeti që janë në stadium nuk po marrin ushqime dhe batanije të cilat kanë mbërritur si ndihma.
“Na kanë urdhëruar të mos i shpërndajmë, por ti çojmë tek shkolla”- më thotë.
Një tjetër polic, por civil, i cili nuk do të prononcohet për shkak të detyrës, më thotë se po abuzohet me ndihmat. Njerëzit janë të urritur, kanë nevojë për ushqim, ilaçe, veshmbathje. Ai më tërheq nga xhupi dhe më drejton kah gjimnazit “Leonik Tomeo”.
“Aty hyr dhe kupto çfarë po ndodh”-më thotë.
Pasi kalon derën e hekurit të shkollës, në oborr ka autobusë, kamionë, furgona, makina, punonjës bashkie me jelek fosforeshent.
Mandej sapo hyn në hyrjen ballore të shkollës, në katin e parë ndjehet aromë ushqimi. Është kuzhina lëvizëse me ushqim të freskët që vjen nga Kosova.
Aty pari djemë, vajza, burra, gra po sistemonin ndihmat e ardhura nga të gjitha vendet e shqiptarisë; Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Malishëve, etj.
Edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq më tutje po paketojnë qeset me ushqime për ti shpërndarë në momentin që do tu jepet urdhër.
Pyes këdo për të kuptuar se kush është pritësi zyrtar nga ana shqiptare dhe kush i menaxhon dhe koordinon ndihmat, por askush nuk e di.
Edhe zotëria që ka ardhur nga Malisheva, po kërkon të njëjtin person me mua, por asnjë përgjigjje.
Febi Krasnici nga Peja që përfaqëson një shoqatë mjedisore më thotë: “Ne kemi ardhur për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë me lotë në sy, por ju lutem, mos abuzoni me ndihmat. Duhet të shkojnë aty ku duhet. Po abuzohet”.
Brenda shkollës, tek sistemohen ndihmat dhe gatuhet, ka një frymë të jashtëzakonshme solidariteti. Këdo shqiptar Kosove, Maqedonie që intervistoj, flet me lotë në sy për tragjedinë e tërmetit të së martës. Ata janë të gatshëm të qëndrojnë aty deri sa situata të marrë udhë për tu qetësuar.
Jashtë kangjellave të shkollës zvarriten të mjerët; të tronditur nga tërmeti, pa banesë, pa ushqim, në pritje për një vendstrehim dhe ushqime.
Dikush thotë se ka marrë veç një panine, dikush tjetër thotë se nuk ka ngrënë, ka uri, të tjerë kanë nevojë për tu mbuluar se ndjejnë ftohtë dhe bie shi, një nënë ka nevojë për ilaçe për fëmijën e sëmurë.
Edhe ti fantazosh disa histori, nuk arrin dot ti thurrësh sa këto histori të vërteta që rëndojnë mbi supet e atyre që nuk dorëzohen megjithë qametin që u ka rënë…
Nga stadium shkuam tek rrënojat e Lalajve. Masa e njerëzve qe tkurrur se dera e mortit ishte çelur brenda pas gjetjes së disa prej trupave të viktimave të familjes nën rrënojat e vilës. Zona ishte pastruar nga zjarrfikësit dhe në atë moment ata nisën të gërmojnë me skavator.
Në atë moment mungonte edhe një trup dhe nga biseda mes një zjarrfikësi Italian dhe një burri tjetër dëgjova se nuk kishin arritur të dedektonin një vend për të kërkuar trupin e fundit, prandaj po gërmonin.
Por trupi i Ilir Lalës u gjet pak orë më vonë.
Kështu e lashë edhe mbrëmë Durrësin; një pjesë të braktisur në vetmi, një pjesë në mort…
Moj z. Sabine e marrim me mend qe ju gazetaret dini edhe anglisht, po flisni shqipen e bukur te nenes. Cdo te thote ajo “ literalisht” nuk gjen dot fjalen shqip?
Hartim po na ben kjo laraske? Sikur nuk e dime gjendjen Kjo na qenka me e ndjeshmja.NJEREZIT NUK DUAN TE SHKOJNE NE HOTEL .A E KUPTON MOJ ROSE? DHe ”tema ”gabim qe pranon keto gjoja artikuj bashke me gjytyrymat Berisha e NISHANI.
ME NJE FJALE DURRESI PO KTHEHET NE QETESINE TIJ .SI PARA 90…E O DURRES I MJERE.TE LODHEN TE .TE VODHEN. ABUZUAN ME TY DERI NE PERDHUNIM…DHE TI ME NE FUND U REBELOVE…
Mjere gazetaria per kete palo gazetare. Thote qe po abuzohet me ndihmat por nuk thote as ‘kush’ as ‘si’. Marre i qofte edhe redaktorit qe boton pacavure te tilla si reportazh nga vendngjarja…
Jan komb frikacak shqiptart
Dhien n brek nga nji termet.
Dhe jan budallenj,se mund ti ndertonin antitermet.
N japoni bohet nomi me termete e t vdek por japanet se braktisin qytetin si shqiptart bijt e lepujve .
Dhe,kut bje termet andej nga bota vdesin qindra mijra e jo dy tre kokrta orizi si n shqipni.
Shif kur t m shajn se po flas t verteten.
Shqiptarin don ta rrejsh ti bojsh qejfin dhe t nero masanej.
Si Sala me kompani..
Po ty nga te kemi o ”trim“?!!!
Mero, të lutem, në këto momente të vështira, respekto të paktën MJERIMIN dhe FATKEQËSINË e njerëzve dhe mos boto idiotësirat që “kathe karidhias karidhi” sahanlëpirës i shpellarëve Berisha-Meta-Nishani etj., që e katandisën kështu këtë vënd dhe nuk ngopen me gjakun dhe mjerimin e këtij populli fukara, por fatkeqësisht IDIOT …
Kjo zonjushe gazetare, pasi nuk është e aftë të shkruaj një rteportazh realist, gjen vetë ku ka plgë që ti plagos më shumë. Eshte pjesë e llumit,pasi llumi nuk mund të gjej pjesn e bardhë të shpirtit njjerëzor, Këta katranë nuk dinë të lehtësojnë plagët por vetë ti rëndojnë edhe më shpirtrat e dhjembur e të frikur të njerëzve në këto kushte fatkeqësie. Ata nuk e thonë hapur, por e mendojne, e kanë bindje dhe një lëmsh që nuk u del dot së brendshmi, se edhe ktë fatkeqesi natyrore e ka shkaktuar EDI Rama. Turp për këta
Ju qe flusni nga shtepia dhe krevati i ngrohte sa shpejt dini te shani. Aq me shume te mereni dhe me germat kur lexoni artikullin
Po te jesh tek stadiumi e kupton cpo ndodh.
Ndava ushqimet per disa ore prane kryqit te kuq. Ushqime me bollek dhe te gjitha llojet. Jo organizim se ishte dita e pare. Kutite me buke me proshute sallam salcice gjalpe djath i shkrire embelsira etj etj arka me kos qumesht uje me shumice te gjitha ne toke. Cfare kane keto kutite e kuqe plastike pyeta. Acullore mbase me thane. Dikush i solli. Akullore ne shesh???? Aro shkrijne. Jane bere qumesht!!!! Vinin njerez me ndihma. Ku ti veme. Si ti ndajme. Vendi ishte aty ne parketin e stadiumit. Te pakten ishte jo dhe apo balte. Vinin bisnese private me ushqime gati. Si ti shperndajme??? Si te duash. Nuk kam njerez. Djali me gjithe vajzen qe sollen ushqim perveshen menget dhe filluan vete pregatitjen e sanduiceve dhe shperndarjen
. Si ishte ushqimi cfar ishte kush e merrte jo kontroll. Nuk punohet keshtu. Me momentin. Une e solla tani dhe tani tua jap ushqimin. Jane jete njerezish po te semuren helmohen
Cfar tu jap pyeta cfar te duash me thane vetem jepu. Njerez perballe matan gardhit prej hekuri ne grup qe zgjasnin duart. Ruajtesit e rendit ne kete ane. Ata grup i madh kush i kishte krahet me te gjate dhe me te fuqishme. Mendova po te ishte kjo aituate ne ndonje shtet tjeter do ishin vene ne radhe si ne banke dhe gjithkujt do ti vinte radha. Por jo ketu me i forti merte nje dhe nje dhe nje dhe ju a jipte mrapa te tijeve. Une kerkoja grate qe nuk zgjateshin qe te shikonin me lot ne sy se ju vinte zor te zgjasnin doren. Dhe kur afrohesha tek to nje me i forte me rrembente me force krahun. Me vinte te therrisja mos me prek se me vrave por kujt ti thosha atij qe kerkonte buke???????? Dikush theriste kam nevoje per nje batanie. Dy i jepeshin pa e verifikuar kush ishte dhe bataniet ishin te trasha te bukura te reja ne qese. Dikush mori pese dikush kater. Kujt ju dha. Vetem me nje kerkese. A kishte vertet nevoje. Ne kamp hynte kushdo dhe ai qe nuk ishte i prekur. Kam dhjete femije per te ushqyer vinte thirja nga grupi matan gardhit. A kishte vertete????? Kjo eshte ajo qe shkruesja thote abuzim nga mos organizim. Diku po ziheshin brenda cadres se nje me i forte donte tua zinte cadren. Diku nje vullnetare e re 15 vjecare e kryqit te kuq u dhunua nga dikushi mbrapa gardhit. Me siguri nga ndonje i forte se njerez te forte ka kudo. Mungesa e kamerave nuk e gjenin kush. Prandaj paskan filluar organizimin ne nje dore. Ata qe ulerasin per buke duan rremuje te abuzojne. Nevojtaret e vertete rrine ne heshtje. Por ne fund te fundit kjo gjendje eshte dhimbje. Dhimbje qe e merr me vete kudo qe shkon.
Lutem qe qytetit tim ti kthehet jeta dhe bukuria. Ne qe u larguam me koken mbrapa te kthehemi perserii
TE QIFSHA ROBTE MOJ GAZETARE MUTI PO KUSH JA BOTON KETO BUDALLALLEQE KESAJ SHURRES RRUSPIE MUTI
Flmd emigrante per pershkrimin. Por kur ti e te tjere si ti ikin kush mendon se do ta beje qytetin?
O Qinan a ca dreqin e ke emrin. Po provo te jesh njehere Nën rrenoja e në gjendjen e atyre njerezve qe kane humbur te dashurit e zemrës se tyre qe jane shuar familje o truthare e maskara, qe krahason jetet e njerezve me “ca kokra” dhe “lepuj” dhe pastaj fol dhe gjyko. Frikacak je ti dhe budalla. Se budallai nuk ka frike. Krahason Japonine me Shqiperine ti o trashe. Rrespekto dhimbjen e tyre