Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës: Ofrojnë ndihmë për riparimin e ndërtesave, jemi në dispozicion solidar 24 orë pa ndërprerje

29 Nëntor 2019, 11:46Sociale TEMA

Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës bëjnë me dije se marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur.

Në një deklaratë të përbashkët ata bëjnë me dije se janë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje.

Deklarata:

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë të mbërthyer nga dhimbja që shkaktoi tërmeti i fundit dhe valët goditëse të këtyre ditëve mbi një pjesë të vendit, por sidomos në qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës.

Jemi të pikëlluar nga tragjedia masive njerëzore, dhe po përcjellim me ankth dhe shqetësim momentet në kërkim të të gjallëve të mundshëm nën gërmadhat e pallateve, banesave dhe godinave të shembura. Ndajmë me çdo pjestar të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhimbjen dhe ngushëllimet tona.

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës konfirmojnë se janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të ketyre ditëve. 

Në vijim të  solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat tona marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur.

Për çdo person apo organizëm shtetëror, qendror dhe lokal, të interesuar për ndërhyrje në riparimin të demtimit të pallateve, banesave dhe strukturave të ndryshme, Shoqatat tona bëjnë me dije se do të jenë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje në këto adresa:

Telefon: 00355 69 4091 670

Email: [email protected]

Sëbashku, të gjithë ne si shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto kohë të vështira dhe të bashkohemi në këtë datë kaq të rëndësishme për ne, më 28 nëntor, ditën e flamurit tonë kombëtar.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje