Tërmeti: 10 pallate dhe 400 banesa në Tiranë janë të pabanueshme

29 Nëntor 2019, 21:50Sociale TEMA

Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar godinat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve të forta sizmike.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, duke folur për mediat, tha se grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktorë, kanë konstatuar disa banesa të pabanueshme në Tiranë, për të cilat është urdhëruar evakuimi i banorëve.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të ardhura nga grupet e punës në terren ai u shpreh se nga verifikimet e bëra deri më tani në Tiranë janë konstatuar dëmtime në 405 pallate. Sipas specialistëve, deri më tani janë vlerësuar si të pabanueshëm 10 pallate, ku njësia me numrin më të madh të pallateve të shpallura të pabanueshme është njësia nr.6 në Kombinat.

Gjithashtu, grupet e vlerësimit të situatës kanë bërë verifikimet edhe në banesat private, ku kanë rezultuar se 621 kanë pësuar dëmtime të rënda.

Mazniku bëri të ditur se 406 banesa private janë shpallur të pabanueshme, për të cilat është bërë i detyrueshëm evakuimi. Ndërsa njësitë me më shumë banesa të shpallura të pabanueshme janë Kashari, Petrela dhe Vaqarri.

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

1 komente në “Tërmeti: 10 pallate dhe 400 banesa në Tiranë janë të pabanueshme”

  1. SHKELZENI says:

    PSE NUK ZHVILLOHEN ATY SI NE FRANCE EMISIONE TELEVIZIVE ME KENGETARE TE FTUAR QE KENDOJNE DHE NJE NUMÉRO COMPTE BANCAIRE POSHTE ECRANIT KU NJERZIT JAPIN NDIHMEN E TYRE DHE DREJTUSEJA E EMISIONIT PER Z4 ORE TREGON SHUMEN E MBLEDHUR DHE INKURAJONE NJERZIT SI DHE LOJRA QE FITOHET LLOTO BINGO POR SHUMA KALONE PER TE DEMTUARIT
    A ESHTE LIGJI QE TE GJITHE BIZEZMENET QE CONTRIBUTION I ULET TAKSA SIC BEHET KETU CUDITEM SHUME KUR SHIKOJE QE GJITHCA NE KRAHET E EDI RAMES GJITHE KABINETI DUJET TE SHOERNDAHET NE CDO CEPE TE VENDIT PER TE STIMULUAR NJEREIT QE TE CONTRIBUÉ .
    KU JANE KETA PRONARE TELEVIZIONESH PRIVATE PRONARE GAZETASH BIZEZMEN IMMOBILIÈRE FABRIKA TE MESME BIZNEZI VOGEL SHOWBIZ KU ESHTE GJERBREA ME SHOKE PO FLENE GJUME
    J

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje