Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për mediat, pasi ka qenë në terren për të parë nga afër zonat e dëmtuara nga tërmeti
Keni insoektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësot sot, si paraqitet situate në këto zona
Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndohmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma. Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht I braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar.
Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim. Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije.
Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.” Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.
Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?
E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë.
Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq!
Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.
Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?
Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky ëhstë fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.
Ka kaluar 4 ditë nga tërmeti, i cili shkaktoi shkaktoi viktima të shumta, po ashtu, edhe të lënduar. Ju si e shihni situatën? Si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë? A ka bërë aq sa duhet për banorët e dëmtuar?
Këto ditë, që kanë qënë ditë të tmerrshme për shqiptarët dhe sot Durrësi ka përcjellë shumë viktima, duke përfshirë dhe 8 viktimat e familjes Lala, nuk kanë qënë ditë për t’u marrë me analizën dhe përgjegjësitë. Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë.
Tani, fokusi ynë është si t’i ndihmojmë këta njerëz. Nuk bëhet politikë. A mund të bëhet politikë me këta njerëz?! Këta janë pa strehë sonte, janë pa ushqim, fëmijët i kanë rrugëve, vetë janë rrugëve. Prandaj, prioriteti im, prioriteti i gjithë opozitës është të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike.
Palluq! Vazhdon te jesh njeri dhjaks dhe politikan pa kellqe. Vetem bla, bla, bla…..
Si nuk u ngrite pertej asaj qe je,ose me mire te them asaj qe te kane makinuar.Te ka felliqur Berisha.Do fitoje shume elektorat nga sjellja ndryshe e jotja,por eshte e kote.E keqja te eshte futur keq ne gjak.Rama te shtriu doren dhe dora e shtrire kurre nuk refuzohet,te pakten keshtu e ka zakon shqiptari.Me vjen turp te them se je me origjine dibrane,pasi gjyshin e ke andej nga Dibra e madhe.Turp te te vije…..
Eshte koha me iu kerkuar logari per pse ishim keshtu lakuriq para nje fatkeqesi kur dihet se jemi vendi ma sidmik i balkanik?!
Eshte koha me ju ndeshkuar!
Eshte koha me ju derguar te gjithe ne burg!
Bashke do mundemi , do ju heqim qafe ju gjakpirreset e shqiptarise, ju kriminelet te pangopur qe per lek mbytet 51 njereze.
Mos e besoni kameleonin , mbrapa sjelljeve te tija “bujare” dhe “normale “ndaj te demtuarve te termetit fshihen gatime te njerezve te tije qe e keshillojne se: kjo eshte e vetmja menyre te fitosh simpati ne kete gjendje kaq te veshtire ‘ dhe te regullosh profilin tend te demtuar prej vitesh ……
Mbrapa ketyre sjelljeve fshihet karakteri i tij agresiv dhe brutal , pikerisht ai karakter i ekzekutimitve e 4 personave ne vitin 2011…..ai eshte perfaqesimi i tij original pa makiazhe, te tjerat jane lojra komunikimi .
Kurse sa per frymezuesin ose babain e tij politik , ske cthua asnje fjale , ai eshte i lindur gjakatar , i poshter , i peshtire , teper i rezikshem per kombin tone, sa me shpejte duhet eleminuar , aq me mire per ne …………