Gjendet një link që grumbullon lekë për tërmetin në emër të JOQ, që nuk është në faqen e saj

30 Nëntor 2019, 09:11Sociale TEMA
Gjendet një link që grumbullon lekë për tërmetin

Diten e marte pas termetit 6,4 balle qe goditi Shqiperine, shume organizata jofitmiprurese shfrytezuan platforma online per te mbledhur fonde ne ndihme te banoreve te demtuar.

“Fundjave ndryshe”, Marin Mema, “Shqiptaret per shqiptaret” e shume te tjere mobilizuan nje numer te madh individesh qe dhuruan sasi te konsiderueshme parash, qe kapin vleren e miliona eurove. 

Disa prej shoqtave që kanë në krye dhe aktivistë të njohur kanë hyrë në kontakt me autoritetet shtetërore për të bashkëkordinuar ndihmën.

Të tillë janë fondi që drejtohet nga gazetari Marin Mema apo aktivistii Arbër Hajdari etj.

Por ka disa iniciativa të tjera për mbledhje fondesh, ose përmes platformave onlinë ose CASH, siç është rasti i Aleancës për Teatrin, të cilet pretendojnë se të ardhurat financiare do ti shpenzojnë sipas projekteve të tyre.

JOQ, ishte nje prej entiteve qe diten e marte hapi dhe promovoi nje platforme online per mbledhje parash. Por ajo qe te bie ne sy eshte se ne momentin qe disa qindra mijera euro u mblodhen ne platformen e JOQ, platforma u zhduk nga faqja. 

Jane te shumta komentet e individeve te cilet ne faqen e facebook dhe instagram te JOQ kërkojnë të dijnë për  miliona e mbledhura. Një link i kësaj faqeje është gjetur tek platforma “gofundme” që grumbullon fonde në emërt të platformës JOQ Albania. 

https://ëëë.gofundme.com/f/earthquake-in-albania?utm_medium=copy_link&utm_source=customer&utm_campaign=p_lico+share-sheet

Këtë link ne e kemi gjetur tek faqja e platformes gofundme. Kjo esht nje platform qe ofron ngritje fondesh ne raste të tilla. Këtë platfomë  perdor edhe Marin Mema, edhe Fundjavë ndryshe, edhe shqiptaret per shqiptaret. Secili hap nje llogari te veten per fushaten e vet. Por këta te tjeret vazhdojnë e promovojn cdo dite dhe bejn transparencen, kurse JOQ Albania, sipas disa komentuesve, e promovoi dy ditë,  dhe pastaj e zhduku fare nga faqet e veta. Cfarë ndodh me këto fonde dhe ku dorzohen ato?

Kjo është një pyetje dhe për autoritetet por një apel dhe për të gjithë ata që kanë marrë rolin e “bamirësit” në këto histori.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje