Historia trishtuese: Babai dhe vajza 15-vjeçare vdiqën nga tërmeti, gruaja dhe djali nuk dinë gjë!

30 Nëntor 2019, 21:15Sociale TEMA

Familja Cakoni nga Thumana është një ndër ato që u goditën më rëndë nga tërmeti.

Asaj i kanë humbur dy pjesëtarë: kryefamiljari Kastriot Cakoni dhe vajza 15 vjecare, Drita.

Ndërkohë nëna e saj, Manjola dhe djali janë në spital.

Por Manjola ende nuk e di se cfratë tragjedie ka pllakosur mbi familjen e saj.

Mjekët thonë se është ende shpejt për t’i dhënë një lajm kaq trondites, ndërkohë që është duke u rikuperuar.

Gruaja ka dy fëmijë të tjerë në Angli, të cilët kanë marrë vesh lajmin, por duke qënë se janë pa letra, nuk mund të ktheheshin për t’u dhënë lamtumirën e fundit motrës dhe babait të tyre. I

Përvec dramës me të cilën përballet, Manjola ka dhe një problem tjetër të madh: ajo është mes katër rrugëve, pasi ka mbetur e pastrehë!

1 komente në “Historia trishtuese: Babai dhe vajza 15-vjeçare vdiqën nga tërmeti, gruaja dhe djali nuk dinë gjë!”

  1. Shqipja says:

    Zoti i sherohte nene e bire dhe i dhente force per ta kaluar kete dhimbje kaq te madhe dhe te rende Sa per strehimin se jane rrugeve pa shpi nuk shkon kjo teze Sepse jam i sigurt qe ata do ta kene strshen e tyre dhe me te sigurte se banesa e pare, me gjithe angazhimet dhe ndihma nga gjithe anet e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje