Tërmeti/ "Nuk e kuptoj refuzimin e tyre", Rama thirrje Bashës dhe opozitës të ulen në një tryezë: Mos ia kurseni popullit shqiptar këtë nevojë

1 Dhjetor 2019, 08:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish apel partive të opozitës të ulen në një tryezë për të dhënë idetë dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë nga tërmeti që përfshiu Durrësin dhe Thumanën.

Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm të qeverisë, Rama i bëri thirrje Bashës dhe përfaqësuesve të tjerë opozitarë që të mos ia kursejnë popullit shqiptar ndihmën për këtë nevojë.

“Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet.

 Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. 

Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. 

Politika duhet të bëjë mrekullira. Nuk e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë.

 Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njeri tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. 

Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë”, tha Rama. (TemA)

6 komente në “Tërmeti/ “Nuk e kuptoj refuzimin e tyre”, Rama thirrje Bashës dhe opozitës të ulen në një tryezë: Mos ia kurseni popullit shqiptar këtë nevojë”

  1. Dardan says:

    O Edi, leri te vdekurit rehat, mos i ngri nga varri!

    1. vang says:

      Z. K/MINISTER: TE gjithe e moren vesh qe ju u a zgjatet doren . Ne se Basha beri nje takim me banoret ,shume mire beri por kaq, sepse smund te beje me shume.Eshte i varur ,….PD ,kokat e saj,ato ish etj ,nuk duan qe qeveria ti perballoje problemet qe ka perpara.Ndoshta do qe te japi doreheqje dhe ata te perfitojne politikisht. JU e shihni si po sillen disa eksponent te saj si SB,Nishani,Paloka, ,pa harruar Kryemadhin,Meten,Vasilin,Lesin etj.Ata do fshihen mbrapa faktit qe :’Ju jeni qeveria ,ju zgjidheni”.Mos ju lutni atyre. Ata e treguan edhe nje here fytyren e vertete.Dhe kaq sa bete do ju perflasin e do tallen se gjoja ju nuk mondeni te beni gje pa kokat e tyre qe e kane mendjen tek cdo fjale qe thoni biles shume nga ato i nxjerrin nga konteksti.Ata nuk durojne suksesin tuaj dhe presin rrenimin.Vec kesaje asgje nuk u intereson.

  2. Hysi says:

    Po ca do beje opozita mer njeri. Opozita ka per detyre te rrije urte ne keto momente. S’ben dot gje tjeter. Jo se kam noi pike respekti per lulushin po ke 6 vjet qe ke gjithe shtetin ne dore. More dhe gjithe bashkite! Nese nuk e ben dot lere. Kur opozita te te thoshte arresto dakon qe vodhi votat e beri katrahuren, gjithe arrogance thoje dako do vazhdoje te zgjidhet sa t’i kete qefi dhe do kujtohet me mall nga durresaket. Kur te thoshin te gjithe mos i bej leket rrush e kumbulla me ppp zgerdhiheshe. Tani zgjidhe me caken, gjiknurin, dakon e sakon kete pune

  3. Enea says:

    O Edi, a e kupton se ke deshtuar plotesisht. Ne cdo moment njerezit po ankohen se nuk u ka shkuar njeri per te identifikuar demet, njerezit po ulerasin se nuk po ndihmohen, njerezit po ulerasin se nuk kane ku te strehohen. Operacioni i kerkim shpetimit ishte nje deshtim total.

  4. BRSS says:

    O RAMA SHIKO PUNENE QE TE BESH ME TE MIREN PER POPULLIN DHE MOS U MER ME KETA ROBQIRET ME NE KRYE SALI KANCERIN SE KETA PO FERKOJN DUART QE TE VIN NE PUSHTET KETA NUK PYESIN PER FATKEQSIN QE KA NDODHUR POR DUAN PUSHTET FAMILJET I KAN TE SIGURUARA DHE LEKE KAN ME THAS DHE ME VJEN KEQ KUR THUA OPOZITA KETA JAN NJE ÇET HAJDUTESH E KRIMINELA QE PAS TYRE VIJN KURVAT E KURVARET QE KAN NE SHTEPI PRANDAJ SHIKO PUNEN DHE BEJ ME TE MIREN PER POPULLIN

  5. Komentuesi says:

    Zoti Rama! Opozita perbehet nga kafshe me fytyre njeriu.Ata nuk te kuptojn e ty se ku e ke hallin,ata din vetem nje gje qe te shajne e te ofendojne,te shpifin e te hedhin balte edhe ne kete kohe kur populli eshte i traumatizuar nga tragjedia e termetit.Per Bashen mund te kem nje mendim ndryshe se po behet pjese e fatkeqesise,por Berisha dhe Meta si kriminel qe jane nuk duan t’ja din fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje