Ilir Meta ka sulmuar indirekt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se me shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme, po kërkon ta përdorë si pretekst për të mbyllur mediat kritike.
“Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.
Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.
Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.
Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe”, shkruan Meta.(TemA)
Ku eshte heroizmi i gazetareve…??? Kane bere detyren….Heronjte e vertere jane vetem zjarrfikesit ,mbrojtja civile,ushtaraket,si dhe cdo person vullnetar qe mori pjese ne shpetimin e njerezve ne rrenoja.
Sido qe te behet like floriri nuk do ti shpetoi burgut.
KM ben mire te mylle edhe gojen tende e te sojit tend, qelbesira frytezoni nje tragjedi kombetare per politike e bythen tuaj, tragjedi te cilen e shkaktoj sali berisha i vicidolit me sojin e tij, e tani del e llap vetem per te tensionuar politiken e ndjelle percarje si zakonisht. Prandaj u duhet mbyllur goja ketyre krimineleve, mundesisht pergjithmone.