Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.
“Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrat e vendeve të tjera.
E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës.
Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar.
U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë.
I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit të Japonisë, Suedisë dhe Zelandës së Re.
Gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë,flenë në rrethina”, tha ai.
Pa dyshim qe ndihmat vijne ne emer te ketij populli, e jo ne emer te Sales, Metes, Lulit, Monikes, Rames apo te atyre ” deputeteve ” te Parlementit qe gjithcka mund te jene, por jo deputet qe ja duan te miren ketij populli. Po te ishte per ju, dhe te tjeret qe kan qene para jush, sot as ne harte nuk do ishim.
Mire tha dikush ne nje artikull : Si ka mundesi qe ne nje fatkeqesi kombetare si kjo, asnje nga deputetet qe kane dy apo tre shtepi nuk strehuan askend nga ato qe perfaqsojne ?! A e meritojne keta deputet perfaqsimin e ketij populli ? Na’ duhet te ndryshojme urgjentisht, perndryshe nuk do egzistojme gjate.
Bota nuk asht e marre qe dergon ndihma per ne. Bota e di qe ne kete vend asht nje popull qe keto 600 vjetet e fundit asht trajtuar si nje kopesht Zoologjik, si nga te huajt dhe nga ato qe gjoja jane tanet. Kurrsesi nje njeri me gjak te njejte nuk e trajton popullin e vet keshtu si asht trajtu populli jone.
Prandaj nuk i takon as Rames, e as edhe nje politikani Shqiptare, te shfaq mirenjohje ne emrin tone, tek ata qe na na ndihmuan dhe po na ndihmojne ne nje situate si kjo ku ndodhemi.