Nga Frrok Çupi
E ndryshmja e kësaj tragjedie prej tragjedive të thëna në Kanun a përtej dokeve, është kështu: Mes fatkeqësisë së tërmetit që pikoi në shpirt kombin, kësaj here secili ka të drejtë që edhe ditën e varrimeve, të bëjë dasmë. Ndërsa Zakoni i lashtë i kodeve tona nuk e lejonte dasmën nën harkun e mortit.
A i ka ndodhur ndonjë ‘çarje’ shoqërisë sonë të re, që lejon të kundërtën e zakonit të saj?
Sigurisht që jo… Një shoqëri në përmirësim e në ndryshim, e cila nuk ka fuqi të ndryshojë atë që ndjen se duhet ndryshuar, kjo është një shoqëri që mbetet në rënie. Shoqëria jonë është modernizuar, është në përsosje, është në rrugën e ngjasimeve me qytetërimin Perëndimor, pra në ngjitje.
A mund të përmendim disa fakte që e ilustrojnë këtë?
Ja tek janë disa ‘dasmorë’, të tillë që shoqërojnë edhe tragjedinë:
1.Kjo që po quhet media; dhe në fund të fundit media do të quhet, përderisa shumica e quan të tillë dhe nuk ka kohë të merret me studime nëse është media apo ‘pushtet i katërt’. Media po thotë gjithçka, të vërtetë e të pavërtetë, të ulët e deri-normale, të zezë dhe ngjyrë tjetër, traumatike dhe të rrafshët… Domethënë pa e çarë kokën se këtu ka një tragjedi ku njeriu nuk duhet mashtruar dhe tronditur më shumë.
Në sensin e shoqërisë së re, ku çdo individ ka në dorë një ‘bombë’, d.m.th një medie online, ‘morti’ nuk mund të kalohet ndryshe veçse me praninë e tyre. Shoqëria e re iu ka dhënë të drejtë lirie edhe atyre që duan të fitojnë ca të ardhura duke përdorur e dhunuar sentimentet ose edhe dhimbjen e tjetrit. Këto media mbijetojnë me klikime dhe lexime kureshtarësh, paçka se dikë lëndojnë e prekin fort.
Por janë njësoj si korrieri i lagjes apo i fshatit: Lajmi i rremë ‘pi ujë’ në atë lagje ku e pëlqejnë; ndërsa në lagje të tjera nuk i duhet askujt; askujt nuk i duhet edhe korrieri i panikut dhe mashtrimit. ‘Lagjja’ jonë, që është shoqëria në përmirësim, sot për sot nuk ka arritur në standartet e Anglisë a të Gjermanisë…, siç po e përmendim. Prandaj edhe ‘dasmorët’ në tragjedi janë prezentë.
2.Shansi i opozitës…. Opozita e shikon tragjedinë si ‘shans’ për të fituar pushtetin’. Edhe kjo është e natyrshme në ‘lagjen’ tonë. Të nesërmen e tërmetit, Opozita lëshoi një mesazh ‘bashkëpunimi’ me shtetin për të kapërcyer tragjedinë. Vetë kryetari i PD si edhe presidenti në opozitë, bënë thirrje ‘të jemi bashkë’.
Mirëpo tani ka ndryshuar puna; tani ata po iu vijnë rrotull gërmadhave të fatkeqësisë (si rreth varrit), duke kërkuar protagonizëm. Kot, ashtu kot, por flasin e qortojnë ata që po punojnë te gërmadhat. Kryetari i PD sot iu shkoi pranë atyre që po punonin dhe iu tha: ‘Lerini llafet, por hajdeni- punë!’. Mori pozën para kamerave dhe u kthye te vilat e veta…
Po vallë kush po punon e kush po bën llafe?! Po vallë presidenti i Republikës, ende pa u mbuluar varret e tragjedisë, kërkon ‘hartë të plotë sismike’ për tërmetet që do të vijnë… Le të kërkojnë, se edhe ata duan të jetojnë, qoftë edhe me kotësinë.
Të gjithë këta kanë të drejtë; prapë të drejtën që u jep ‘lagjja’ jonë që jeton me ‘gërr- gërre’. Jo të gjithë janë pozitiv e as mund të jenë. Fillimisht kryetari i opozitës lëshoi thirrjen ‘të gjithë së bashku’ ta përballojmë!, por siç duket ata skifterët e mortit në ‘lagjen’ tonë, e kapën nga krahu dhe e kërcënuan se ‘do ta zhdukin’ nga karrigia… Atëherë u kthye në ‘lagjen’ ku bëhet dasma e mortit.
Ja kështu jemi, një lagje që po i afrohemi ‘qytetit’ të qytetërimit Perëndimor. Por deri atëherë do të përballojmë sa e sa ‘tërmete’.
LEXOHENI PRA JU PSEUDOT QE PERMBYTET NE SHOQERINE SHQIPTARE
CDO TRADITE SHQIPTARE
CDO VLER TE ASAJ SHOQERIE UDHEHEQUR NGA KAFSHET
QE SHETISIN TASHME 30-VJET ME DHEMBET JASHTE PER TE KAFSHUAR C’I PENGON
C’I DEL PERPARA PUSHTETIT
NUK BESOJ SE DO TA TEPROJA NQS DO THOSHJA SE NJEREZ TE TILLE MERITOJNE ME QENN
PRESIDENT I SHQIPERISE 100-HER ME SHUME PARA NJI FUNDERINE TOXIKE SI AKTUALI MUTA
Shkrim brilant.
Nuk e di, por kohet e fundit me pelqejne shkrimet tuaja.
Realiste, te ftohta ne gjykime.
Gazetaret e sotem kane dale te gjithe nga stani i Mark Markut dhe kuptohet kete bylmet do kemi. Kryeopozitari nuk ka kellqe te eci vete. Ai nuk ben dot asnje hap pa u mbeshtetur tek shkopi Saliut. Ai qe kerkon harte sizmike thote shyqyr qe ra termeti se m’u shtu edhe kater muaj te tjere shkarkimi nga parlamenti. Keshtu qe s’kemi c’te presim as nga mediat, as nga kryeopozitari dhe ad nga kryeshtetari.
Bravo te madhe, kjo eshte e verteta.Kjo eshte nje fatkeqsi e natyres Populli nuk harron kurre vrasesit e 97tes,te vraret ne Gerdec nga babezia e korrupsionit te families dhe vrasjet ne 21 Janar nga kriminelet dhe banditet qe ishin ne pushtet.
o frrok ka ik koha jote lere kanunin doket a zakonet mos na kthe shekuj mbrapa,ti nuk e ke problemin se dikush po ben dasem,dhe ne fakt askush nuk po gezohet sepse nuk ka kuptim ai gezim me gjithe ato viktima e humbje financash per shqiperine plus sa njerez te shokuar me trauma e pa shtepi,por problemi yt frrok eshte se ti do qe qeveria mos te kete asnji faj sido qe te vije puna,mos kete faj as rama as vangjush xhuxhi as shume xhuxha te tjere te partis socialiste-komuniste qe dhane leje oligarkeve te ndertojne kudo dhe pa asnje kriter baze pa zbatuar kushtet teknike dhe pas termetit qeveria nuk e ka te lehte te menaxhoje situaten ashtu qe qeveria nuk e ka te lehte te heqe pergjehjesine qe ka per ndertimet ,lejet,dhe oligarket ku nje nder keta je edhe ti frrok ose te pakten je paterice e ndonjerit,dhe sa per dasmen ti e di fort mire qe ju jeni kriminelet qe bete gjemen vet dhe tani thoni mos beni dasem se kemi vdekje,po vdekjen kush e shkaktoj? vetem ju dhe kortupsioni juaj galopant ,konçesionet dhe pppppptttt e fanshme keshtu qe ik frrol se ja ik koha jote me shkrime ne zerin e popullit
Bole.
????
Z. Frrok Çupi .
Ti mirë e ke , por si tha Vani Bregu , po kujt ja the mo kujt ja the .
Kam patur një punonjëse nga Berati , mjaft e zgjuar , e cila , veç të tjerash , përdorte shpesh një shprehje : ” Më ka zënë aty ku s’tregohet ” , e cila, ka vlejt për Lul Bashën, që kur u fut në vallen e PD-së , si dhe vlen edhe sot, kur ka mbi 6 vjet kryetar i saj .
Prandaj, mos i bjer në qafë as Lulit, por , dhe gjithë të tjerëve pa përjashtim , deri edhe tek Iliri , se për të gjithë , në këtë Teatër Kukllash , fijet i ka në dorë Sali Berisha, dhe ai , me një energji të jashtzakonshme i kontrollon , komandon dhe i lëviz sipas interesave të huajat e të tijat të mbrapshta , më të mbrapshtat , që ka parë ky vend e ky komb ndonjëherë për mbi 2-3 mijë vjet histori .
A e ke të qartë ? Prandaj , po qe djalë , nip , e stërnip i Mirditës së Skënderbeut e Dom Nikoll Kaçorrit , bjeri drejt e në kokë kuçedrës e mos i bjerë më në qafë pabuksave të alias opozitës .
Or taj,qe perdor llagapin “tropoja re3”! Kur te perdoresh emrin e Frrok Cupit duhet te vesh se pari ne banjo e te lash gojen me sapun,sepse me sa duket nuk i arrin atij as tek lesht e k…..E more vesh? Kur bente Frroku gazetari ne vitet ’90 nuk e di ku ishe ti,ne te sat’eme apo ku.Ndaj qepe halene dhe lereni te nderuarin Frrok,te cilin une qe po te shkruaj as e njoh e as e kam takuar kurre,por me inspiron e me ngroh me ato qe shkruan per lukunine e grabitqareve te lirise dhe te pushtetit te ketij vendi.Kermat berishiste por dhe vampiret e pasurive qe njhen si cifti presidencial e kompani kane te drejte te dridhen kur lexojne shkrimet e tij!
Respekte Frrok Çupi.
Po filloj te lexoj me kenaqesi shkrimet tuaja.
Respekte