Rama kërcënon publikisht ndërtuesit: Shisni shtëpitë tuaja, bëni ç’të doni. S'kaloni pa u lagur

3 Dhjetor 2019, 10:11Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

Në mbledhjen e sotme, Rama ka kërcënuar publikisht ndërtuesit, të cilëve iu kërkoi të mos i shmangen përgjegjësisë, në të kundërt do të kenë pasoja.

“I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur.

Disa prej tyre më kanë cuar mesazh duke nxerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin  kredi, të bëjnë ctë duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund ti humbin të dyja” tha Rama në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

1 komente në “Rama kërcënon publikisht ndërtuesit: Shisni shtëpitë tuaja, bëni ç’të doni. S’kaloni pa u lagur”

  1. Prona lesh e li says:

    Faji duhet te shlyhet. Nukund te paguaj shoqeria per fajet e tyre. Proces gjyqesor ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje