Kryeministri Edi Rama ka përcjellë disa porosi për festat e fundvitit.
Ai është shprehur se në qytetin e Tiranës dhe Durrësit duhet të rikthehet shpresa, ndaj ka porositur që atmosfera të jetë si asnjëherë tjetër.
“Buxheti i gjithë programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të veçantë që të dalim nga kjo situatë pos-katastrofike më mirë seç ishim para se të ndodhë kastrofa.
Jetët e njerëzve nuk i kthejmë dot më, por njerëzve që kanë humbur banesat t’iu sigurojmë një banesë më të mirë që kishin dhe qytetit të goditur rëndë dhe të plagosur t’i sigurojmë një gjendje fizike më të mirë sesa para se të hynte në këtë kalvar.
Tirana dhe Durrësi duhet të ndriçohen për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri njësoj si qytetet e tjera.
Atmosfera të jetë edhe më e bukur se vitet e tjera”, deklaroi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.(TemA)