Luljeta Bozo 77 vjeç, profesoreshë në fushën e inxhinierisë, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ajo ka rreth 54 vite punë në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës.
Luljeta Bozo në këto ditë pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit, ka qenë e gatshme të ndajë informacionin që ka, dijet e saj në ndihmë të informimit të njerëzve, duke vlerësuar dëmet e tërmetit, por edhe edhe ka shpjeguar arsyet e shkatërrimit të godinave në shumë zona. Sot ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”.
“Ajo e para kaloi si kaloi, por në fakt ishte një paralajmërim. Fatmirësisht pa asnjë dëm në jetë njerëzish. Se tërmeti gjithmonë do ketë dëmtime, nuk diskutohet, s’ka tërmet që nuk shkakton dëmtime.
Sado i mirë të jetë projekti, sado mirë të jetë ndërtuar, ti nuk mund ta parashikosh kurrësesi sesi të vjen ajo lëkundja.
Ne inxhinierët punojmë gjithmonë me skema, i skematizojmë gjërat, i bëjmë, por sa i jemi afruar realitetit e vërteton tërmeti.
Kur bie tërmeti, ne e marrim vesh i kemi bërë mirë apo s’i kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar dhe i përmirësojmë. Disa gjëra mund të ishin paraprirë”.
Më tej, Luljeta Bozo shprehet se ekspertët e huaj nuk duhet të japin vendimin përfundimtar në lidhje me ndërtesat e dëmtuara sepse ata nuk njohin kushtet gjeologjike dhe sizmike të vendit tonë.
“Ndërkaq, erdhi ky i dyti dhe masat e para u morën shumë shpejt, shumë mirë dhe tani është masa që duhen verifikuar.
Kanë thirrur dhe të huaj, por unë mendoj se tonin këtu nuk do ta japi eksperti i huaj se ai nuk njeh as kushtet gjeologjike të vendit tonë, as kushtet sizmike, nuk njeh as teknologjitë që përdorim ne, as mënyrën si ne kemi ndërtuar.
Ne kemi veçoritë tona, pavarësisht se jemi në një rajon sizmik, por ndryshe ndërtojnë në Itali, çdo vend ka specifikat e veta.
Ekspertët e huaj janë të mirëpritur se mund të kenë dhe më shumë eksperiencë, por tonin në marrjen e vendimeve duhet ta japin tanët. Ekspertët duhet të jenë njerëz që kanë shumë përvojë”.
Për 45 vite, Bozo ka dhënë mësim në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh. Luljeta ka dy fëmijë, Petrin dhe Ilirjanën.
E drejte. Ne Shqiperi ka patur dhe ka specialiste shume te afte ne fushen e ndertimeve dhe kane lene vepra te nivelit te larte pamvaresisht kushteve te veshtira te punes. Ne shume objekte si ato industriale ashtu dhe hidroteknike kane punuar bashke me specialiste te huaj pa asnje diference ne dije. Dhe tani per fat te mire eshte nje brez i ri specialistesh ndertimi qe drejtojne me kopetence punimet ne mijra objekte te ndertara mbas viteve 1990 dhe qe i kane ndryshuar faqen Shqiperise dhe kjo pune nuk duhet te perbaltet nga njerez te paguar per te peshtyre. Tani diçka per specialistet e huaj: Duhen falenderuar me gjithe zemer per ndihmen ne keto momente te veshtira per vendin sidomos brigadat e shpetimit por dhe specialistet e tjere por diçka: Statusi i tyre eshte ” specialist i huaj” pa percaktuar fushen qe mbulon. Nuk eshte qellimi per te injoruar punen e tyre por qellimi i ardhjes tani ketu mund te jete i ndryshem, psh mund te jene sizmiolloge qe mbledhin te dhena per fushen e tyre, gjeolloge, ekomiste etj por jo te gjithe mund te vleresojne me garanci shkallen e qendrushmerise se objekteve. Edhe ne inxhinjeret vendas jo te gjithe jane ne gjendje per te punuar ne kete fushe mbasi mund te kene punuar ne sektore te tjere psh ne administrata etj. Tani per angazhimin e specialisteve vendas: Une dhe disa shoke te mij kam punuar ne eliminimin e demeve te termetit ne Diber ne vitin 1968 dhe ne ate te Shkodres. Kuptohet ne sektore drejtues dhe duhet pranuar qe ishte nje eksperience shume e madhe te cilen shpresoj ta kene dhe nje pjese e specialisteve te huaj qe kane punuar ne rethana te titha ne vende te tjera. Tani per aktivizimin tone sot: Askush nga ne nuk eshte i gatshem te mare pjese ne kete fushate me gjithe dhimbjen e thelle si njerez qe gjithe jeten kemi nderuar. Dhe pse: Ne fillim duhet thene se askush nuk na ka ftuar seriozisht. E dyta ne kushtet e soteme vleresimet jana nje gje teper teper serioze nga e cila varet buxheti shtetit por dhe e individit. Si e tille eshte nje fushe ku luhet me interesa te medha dhe brezi jone nuk mund te ambjentohet me ” metodat e reja” qe lulezojne. Veç kesaj tmer i vertete eshte bota e mediave sidomos atyre televizive ku gelojne ne shumicen e rasteve sharlatane qe kur i degjon ta shpifin me injorancen e tyre njelloj sikur une te jepja mendime per mjekesine apo kozmosin. Shkurt tek ne, ne saje te kesaj injorance eshte krijuar fryme mosbesimi ndaj çdo gjeje Shqiptare. Rasti eshte i prof. Luljeta Bozo (te cilen me kete rast e pershendes mbasi ka qene profesorja jeme) e cila ne kete moshe behet pre e sharlataneve. Prandej e quaj te domozdoshme qe te huajt te asistojne ne grupet e vleresimeve per te krijuar besim dhe si te imunizuar nga ” analiste” qe jane bere tmer i vertete. Por natyrisht vleresimin perfundimtar do ta bejne specialistet vendas.
Cila qenka kjo teknologji e vecante shqiptare ndertimi qe te huajt nuk e njihkan, kurse te gjithe specialistet tane e njihkan?
Je zonje e respektuar, por po e tepron me daljet dhe mend-dhenien