Vuçiç pas takimit me Putinin: Nuk jam optimist rreth një zgjidhje përfundimtare Prishtinë-Beograd

4 Dhjetor 2019, 14:31Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka takuar sot në Sochi kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjes, përfshirë edhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.

Ai qw nw fillim të bisedës u shpreh se nuk ishte optimist kur bëhet fjalë për një zgjidhje përfundimtare kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton Blici serb.

Referuar njoftimeve zyrtare, Vuçiç ka thënë se nuk shpreson shumë që mund të arrihet një marrëveshje kompromisi Prishtinë-Beograd.

“Por më duhet t’ju them se nuk jam optimist për arritjen e një zgjidhje përfundimtare kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës, por ne do të diskutojmë së bashku këtë temë” , tha Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb e ka falënderuar Putinin për qëndrimin “parimor’ të Rusisë karshi Kosovës.

Ky takim mes dy presidentëve vjen pas aferës me spiunin rus që kishte lëkundur themelet e Beogradit, e madje edhe miqësinë Moskë-Beograd

Presidenti falënderoi edhe një herë Putin për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe interesave kombëtare.

2 komente në “Vuçiç pas takimit me Putinin: Nuk jam optimist rreth një zgjidhje përfundimtare Prishtinë-Beograd”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te fryu ne vesh huh?!?! Ska problem, do vazhdojme te ngrire doni apo sdoni ju.. O do ju zbusim kurrizin nga infjoriteti o ska.. Rama, cancel takimin ne Durres meqe sdo marreveshje me Kosoven..

  2. agon says:

    Qendrimit parimor???? Kur para se te pushtonte Krimen apo pas???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje