Meta nga kalaja e Krujës: Mbroj kushtetutën çdo ditë, tubimin e thërras kur të kthehemi në normalitet

6 Dhjetor 2019, 11:37Politika TEMA

Presidenti Meta ka vizituar sot në mëngjes Kalanë e Krujës. Ky monument kulturor pësoi dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjatë vizitës së tij Meta deklaroi se gjendja në kala paraqitet shqetësuese, por autoritetet po bëjnë gjithçka është e mundur për të gjetur zgjidhje.

“Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”, bëri me dije kreu i shtetit.

I pyetur mbi anulimin e tubimit që ai paralajmëroi në 8 dhjetor , Meta tha:

“E mbroj kushtetutën çdo ditë, por tani është koha të kthehemi në normalitet. Tubimi do të mbahet kur njerëzit të kthehen në sitautën që ishin para 26 nëntorit. Tani nuk është koha'” shtoi ai.

3 komente në “Meta nga kalaja e Krujës: Mbroj kushtetutën çdo ditë, tubimin e thërras kur të kthehemi në normalitet”

  1. Lona says:

    OH BURGU RÉCIT SA I RENDE O NENE
    O LIKE VJEDHESI TE GENJEN MENDJA TERMETI ISHE FATKEQESI PER NJEREZIT POR BÉNÉFICE PER TY

  2. soo says:

    …kjo i bie qe do te shkoje akoma shume kohe!

  3. bejtexhiu says:

    O trima shqipetare jam sternip i skenderbeut,rrembeni pushket bre dhe ju te qafes thanes e ja dhjesim edi rames,se une e hengra picken e nanes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje