Doktori mërzitet në Lalëz, Luli shkon deri në Manzë dhe kthehet

9 Dhjetor 2019, 20:58Antena TEMA

Doktori sot kaloi një ditë të mërzitshme në Lalëz.

Pas xhiros së mëngjesit deri tek “Syri i Kuçedrës”, u kthye të merrej me Facebook-un.

Lajmi se Luli kishte ardhur deri në Manzë, tek të ardhurit kryesisht nga Tropoja që janë vendosur në atë zonë, e mërziti më shumë kur pa postimin e Lulit.

Nuk kishte thënë ndonjë gjë të fortë kundër qeverisë.

Vetëm kishte theksuar se qeveria i persekuton, se janë me origjinë nga fshati i Doktorit.

Pastaj sa e kishte dëgjuar Bled Klosi, kishte shkuar më pas me batanije.

-Ky sikur punon në Shtabin e Edvin Ramës, tha me vete.

E njofton atë si të rregullojë punën.

Doli i mërzitur jashtë.

Hodhi një sy nga vilat, por prapë asnjeri rrotull.

Dy tërmetet e drekës as u ndjenë fare.

Një demokrat nga Tropoja i kishte shkruar se një oficer i RENEA-s ka rënë në greminë, por nuk kanë helikopterë, se e përdor Edi Rama për të bredhur për qejf.

U gëzua shumë. Filloi të bëjë postimin që Edi Rama bredh me helikopter dhe ka lënë një oficer në greminë.

Pastaj kur e postoi, mësoi se e kishin nxjerrë. E fshiu prapë.

E bëri sikur atë e nxorrën, pa ndihmën e Edi Ramës.

-Iku dhe kjo tha me vete…

-Ça t’i shkruaj ndonjë gjë, ça t’i shkruaj ndonjë gjë….

Zeni i kishte shkruar se kishin nevojë për një editorial për Syrin, se Çimi e ka radhën muajin tjetër për të shkruar.

U ul e shkruajti dhe atë.

Doli prapë shetitje.

Duke ecur buzë bregut po mendonte sikur të kishte mundësi të shpërthente dhe një herë tërmeti.

-Ky i pari nuk bëri gjë. Emergjenca kaloi, ky po mbledh lekë, njerëzit po sistemohen. Duhet një tjetër i fortë, tha.

-Mos të ngelet gjë në këmbë.

Pastaj ta shikoj këtë Edvin Mafian, a ja del dot.

2 komente në “Doktori mërzitet në Lalëz, Luli shkon deri në Manzë dhe kthehet”

  1. Prind says:

    Hahaha, vetem nje korigjim te lutem, tek syri iKulcedres sic i thote doktori?

  2. Tironsi says:

    Je i madh dhe i pa pame Respkte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje