Jari shpjegon domethënien e dekorimit të qenit nga Kosova, prej presidentit

4 Dhjetor 2019, 18:25Antena TEMA

Pas dekorimit nga ana e presidentit të qenit kosovar që u përdor për të gjetur njerëz nën rrënoja në Durrës, Jari mendoi t’iu çojë një mesazh demokratëve:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Dekorimi i qenit kosovar, i përdorur nga ushtria e Kosovës në Durrës, është një akt me domethënie të madhe.

Së pari, Ilir Meta dëshmon integritetin e tij si president i pavarur, i cili është gati të dekorojë qenin nga Kosova dhe çdo qen tjetër në të dyja anët e kufirit, para se të dekorojë ndonjë zyrtar shqiptar, apo zjarrfikës që ka punuar në rrënoja.

Kjo është përgjigjia e duhur që ai i jep klikës së Edvin Ramës.

Së dyti, qeni që ai dekoroi është ndryshe nga qentë italianë dhe grekë, që erdhën në ndihmë të shqiptarëve.

Ky është qenë iliro- dardan, dhe i përket racës shqiptare të qenëve, që ka qenë raca e qenëve më të fortë të Ballkanit.

Nga ky qen kanë dalë dhe nëndegë të tjera si qeni i Sharrit, qeni i Stanit, qentë e Tërbaçit, qentë e Lumës etj, por zanafilla është origina iliro- dardane e këtij qeni.

Në një kohë kur Rama dhe shtypi lavdërojnë qentë e botës, Ilir Meta ka gjetur rastin të promovojë qentë me origjinë shqiptare.

Së treti, fakti që dekorata e parë për tërmetin i jepet një qeni, ka dhe domethënie tjetër.

Njerëzit e këtij vendi dhe ky popull nuk e meriton të ketë president Ilir Metën.

Ata nuk e mbështetën atë në thirrjen për miting dhe ai u detyrua ta anulojë.

Ata po ashtu e pritën ftohtë, thirrjen që njerëzit të hynin në Presidencë për ta mbrojtur.

Ndaj në vend të heronjëve që munguan, ai vendosi t’i japë dekoratën një qeni, pasi siç ka thënë (më duket Dostojevski), më mirë të kesh një qen shok, se sa të kesh një shok, qen bir qeni.

Së fundmi, fakti që ai nderoi një qen, bën dallimin mes qenëve dhe zagarëve.

Dhe me këtë, Meta do t’iu thotë dhe njerëzve të tij, që, ata që duhet t’i rrinë afër, duhet të jenë qenë si ky dhe jo zagarë.

Dhe kjo ka domethënien e vet.

I juaji, Jari!”

7 komente në “Jari shpjegon domethënien e dekorimit të qenit nga Kosova, prej presidentit”

  1. #Gopisti i NSHRAK-UT says:


    Për qen foli dhe MarkMarku
    që tha vetëm të vërtetën
    s’e ka pas për Edwin Ramën
    e ka pas për Ilir Metën.
    .
    Dekoroi presidenti
    këmbëkrrabë, vetullgajtan
    dekoroi një qen rrace
    qenin Tonë Ilir-Dardan.

    1. vang says:

      Aman o MERO se na gajase.Ku i gjen gjithe keto qe thua.

    2. Meritoni says:

      qeni kosovar ka dallim prej qenit italian dhe grek,sepse,ky kosovar shpetoi 4 jete njerezish,kurse ata nuk shetuan jete,por,vetem kerkuan.

  2. Ladi says:

    E hatashme.. Nje pershendetje entuziaste per Meron…Je pa dyshim shume i talentuar…

  3. Roland says:

    Po ai qen qe dekoroj ..po ai ja qofte monik shurren …,amin

  4. Sali Trimi says:

    Ilir Meta eshte Donald Trampi i Shqiperise. Jane aq te ngjashem sa nuk mund te kuptosh se kush eshte nxenesi dhe kush eshte mesuesi. Sipas kronollogjise se metamorfozes se transformimit te Ilirit ne Amerikan, duket sikur Iliri kopjon Donaldin. Fill mbasi Donaldi doli me parrullen “Amerika vjen e para”, iliri doli me parrullen “Shiperia e para”. Ata qe kane ment e kuptuan qe Iliri nuk e kopjoi Donaldin, por e
    korigjoi duke hequr fjale” vjen”. Kuptohet qe per Ilirin nuk ka pse te thote “Shqipria vjen e para”, sepse ajo eshte e para.
    Iliri ne shume drejtime ka kaluar Donaldin, sidomos kur vjen fjala per patriotizmin e tij. Tipik eshte rasti qe Donaldi dekoroi qenin “german sheper” sepse ndoqi deri ne vdekje kryetarin e IS, ndersa Iliri dekoroi qenin me gjak te paster shqitar, qenin nga Kosova.
    Lartesia e Ilirit mbi Donaldin qendron pikerisht ne domethenie te dekorates. Donaldi dekoroi qenin vrases, ndersa Iliri, qenin qe shpetoi jete njerzish.
    Thone qe pikerisht nga ky karr-shllek Iliri i ben Donaldit, ai eshte bere xheloz dhe ka dhene urdher qe Iliri te futet ne hale. Edhe ne kete pike Iliri qendron me larte. Ai me mjeshterine e nje shtangisti dhe zgjuarsine e skrapalliut, shpalli ameriken si vend te degjenuar dhe te korruptuar. U drodhen themelet e Amerikes dhe ambasada ne Tirane ka ulur koken nga turpi nga diskreditimi qe Iliri ju ka bere dipllomateve si seksist dhe hajdut. Hajdut Floriri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje