Jari analizon zbulimin e Doktorit për shkaktarin e tërmetit tek “Syri i Kuçedrës”

28 Nëntor 2019, 18:11Antena TEMA

Doktori postoi dje një zbulim që lidhet me shkaktarin e tërmetit.

Sipas Doktorit, tërmeti është shkaktuar nga Edi Rama, pasi ai ka betonuar me 300 trajlera “Syrin  e Kuçedrës” tek Gjiri  Lalzit, që sipas Doktorit, është një kanal që shfryn tensionet e tërmeteve në zonë.

Jari vendosi ta ripostojë zbulimin e Doktorit dhe t’u shpjegojë demokratëve rëndësinë e këtij zbulimi:

“Të dashur demorkatë,

Jari ju sqaron!

Ja se çfarë ka zbuluar Doktori.

‘Shperthim i fuqishem i shatërvanit me uje te zi tek Kepi i Rodonit, jo larg kjo nga Gropa e Kucedres, sic e quanin banoret nje pus te madh te zi e te thelle qe shfrynte prej shekujsh gazra jo helmuese dhe qe u betonua me 300 trajlera te medhenj betoni! Sb”

Siç e shikoni të dashur demokratë, Doktori ka kapur thelbin e problemit.

Edi Rama ka pasur dijeni për këtë kanalin e Kuçedrës dhe ka caktuar dy oligarkë të dërgojnë 300 trajlera me beton t’i zënë frymën kanalit.

Kjo ka bërë që tensioni i tërmetit të grumbullohet dhe të shpërthejë.

Qëllimi ka qenë të prishen vilat tek Gjiri i Lalzit, meqë aty ka shtëpinë Doktori dhe Ilir Meta.

Por siç shikohet, Edi Rama u ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve, se Ilir Meta e Doktori janë me Zotin dhe s’ua ka gjetë gjë shtëpitë.

Ndaj ky plan ogurzi sot duhet denoncuar më shumë se kurrë.

Ky nuk është tërmet nga Zoti, po nga Edi Rama.

Të gjithë në këmbë ta shporrim këtë maskara.

I juaji, Jari!”

4 komente në “Jari analizon zbulimin e Doktorit për shkaktarin e tërmetit tek “Syri i Kuçedrës””

  1. ‘Lomy says:

    Shkaku ne fakt eshte qe kane groposur helme morrat e kuq dhe mafia.

    1. vjeshta says:

      Lomo, kenke ma kar se Jari!???

      1. Lomy says:

        O ti vjeshtuk i forumeve te partise, lexo “shkaku i hedhjes se inerteve eshte per te mbuluar helmet e te tjetat qe jane hedhur aty nder vite nga morrat e kuq me te zgjuar se ti, per llogari te mafies”
        Jarin, salen, lulin edin, gramozin e karin mund ti mbash ne goje gjithe diten ti qe qe iu sherben duke bere tifozin.
        Edhe meso te flasesh shqip jo me kete dialektin si kelysh sigurimsi nga labinoti.

  2. Selnan Gjoni says:

    Kermat, dhe kryekerma Sali Rame Karaxhic, nuk ngopen me gjak, nuk ngopen me fatekeqesite e popullit dhe te Shqiperise, nuk ndalen perpara asnje krimi! Nuk u ngopen me vjedhje, me plackitjen e kombit. Kryekerma dhe kerma tjeter qe e shoqeron keta e tridhjete vjet, jane misherimi i vdekjes dhe i fatkeqesive tona dhe keto fatkeqesi do te cazhdojne derisa keta jane gjalle! Kush e krijoi Vitin 1977, kush i hapi depot e armatimit te ushtrise, kush i dogji dhe i shkaterroi repartet ushtarake dhe te gjithe armatimin e krijuar deri ne ate kohe? Kush shkaterroi Floten Luftarake Detare dhe ate Ajrore? Ku jane aeroplanet? Ku jane anijet luftarake dhe nendetset e Shqiperise? Ai kryekerma, porsa erdhi ne pushtet zhduku dijetaret, specialistet, shkriu Akademine Ushtarake, Shkollen Skenderbej, shkriu te gjitha institutet prane Akademise se Shkencave dhe shkencetaret i zevendesoi me tipa si Flamur Noka! Zhduku arkeologet e ndershem dhe u zevendesoi me tipa si Apollon Bace dhe Jamarber Malltezin dhe ne pas shkriu te gjitha strukturat e arkeologjise e vendeve arjeologjike duke hequr edhe rojet, dhe kjo per te vjedhur, sic edhe i kane vjedhur, objektet arkeologjike!
    Dhe ky kryekerma dhe kerma tjeter, vazhdojne t’i shtrengojne litarin e vdekjes Shqiperise dhe shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje