Jari kundër shpalljes së librit të Arbanës, si më i lexuar se libri i Fevzos

25 Nëntor 2019, 20:04Antena TEMA

Pas një klasifikimi të bërë nga Bukinisti, rezultoi se tre librat e parë më të lexuar janë: Libri i Arbanës, libri i Fevzos, dhe i treti, libri i Vasil Naçit.

Kjo e trishtoi shumë Jarin dhe e shikon këtë si një atentat ndaj kulturës shqiptare:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Klasifikimi që ka bërë Bukinisti, se libri më i lexuar i Panairit është ai i Arbana Osmanit me receta gatimi, është një atentat ndaj kulturës shqiptare.

Librat me receta gatimi nuk janë libra kulturorë, por utilitarë, dhe ata nuk duhet të futen në klasifikim.

Nga ana tjetër, kjo tregon se shumica e blerësve të Panarit janë gra, të cilat duan të mësojnë të gatuajnë.

Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka më lexues, por janë shtuar shtëpiaket që duan të mësojnë të gatuajnë, apo të lajnë enët.

Edhe libri i Fevzos, që është libër kulturor, për shkak se ka emrin “Tirona e Nonës”, mund ta kenë ngatërruar si libër guzhine nga nëna, ndaj mund ta kenë blerë.

Akoma më qesharake bëhet ky klasifikim, kur i treti është libri i Vasil Naçit, i cili ka ripërtërirë librat e edukatës morale të klasës së katërt dhe ato të edukatës qytetare.

Në atë libër mund të mësosh se si jepet dora, ku vendoset dora pas kurrizit kur ndahesh me bashkëbiseduesin, ku duhet t’i mbash sytë, a mund të fshish qurrat në sy të tjerëve etj.

Kjo do të thotë që Panairi i Librit ka qenë për gra shtëpiake dhe fëmijët e tyre, që duan të edukojnë.

Kjo do të thotë se këtu s’ka më njeri interes për librin.

Dhe i gjithë ky klasifikim është bërë për të penalizuar librin e Fevzos.

Ndaj duhet zhvlerësuar si i padenjë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari kundër shpalljes së librit të Arbanës, si më i lexuar se libri i Fevzos”

  1. Eni Vasi says:

    Me librat e Fejzos histikisht kane fshire byçen tere Kamzallinjte dhe ata te Bregut te Lumit te cilet dihet se e kane pare Blendi Fevziun si dashnoren e e Ed Ramasonit ndaj ky Jari e sheh me kaq romantizem librin e Fevzos thjesht per te tallur menderen.

  2. Eni Vasi says:

    Me librat e Fejzos histikisht kane fshire byçen tere Kamzallinjte dhe ata te Bregut te Lumit te cilet dihet se e kane pare Blendi Fevziun si dashnoren e e Ed Ramasonit ndaj ky Jari e sheh me kaq romantizem librin e Fevzos thjesht per te tallur menderen. Bravo TemA qe nuk e haron kete fakt.

  3. Rodriges nga Memaliaj says:

    Libri tjeter i Fevzo mavrise do te jete *Likja babai i tërmeteve* dhe do jete bestseller ne Ballkan dhe Fejziu do kandidoje per Nobel ne 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje