Jari shpjegon çfarë ndihme i kërkoi Meta në Presidencë!

21 Nëntor 2019, 20:42Antena TEMA

Sot Jari sipas radhës bëri vizitën e tij në Presidencë. Ashtu siç kishte premtuar ai i lexoi Metës fjalimin që kishte përgatitur. Pas kësaj Meta i kërkoi atij një ndihmë profesionale ushtarake, për të cilën Jari u tregua shumë bujar.

Të dashur demokratë!

Jari ju tregon!

Së pari dua t’ju siguroj se Presidenti ishte me moral të lartë, shumë i angazhuar në mbrojtje të sovranitetit të vendit ndaj imperalizmit amerikan dhe euro-revizionistëve Perëndimorë.

Gjeta një president model, vigjilent dhe sypatrembur.

Gjatë bisedës me të, pasi përfundova fjalimin ai më kërkoi një nder nga pikëpamja ushtarake. Më tha se ka nevojë ti trajnojë ushtarët e Gardës në Presidencë si t’i përgjigjen sulmit të parë, kur ata të marrin nën kontroll Presidencën.

Kjo më gëzoi shumë, pasi më bindi që Presidenti ka heq dorë nga varianti i Allendes, që të vrasë veten kur të hyjnë policët e parë në Presidencë. Pra ai kërkon të rezistojë.

Dhe unë nuk ja kurseva ndihmën. Thirra oficerët e Gardës që ruajnë Presidencën dhe u bëra një leksion të shkurtër taktik mbi mënyrën se si të asgjësojnë pa armë, por me veprime fizike, hyrjen e policisë në territorin e Gardës. Kjo do të realizohet përmes një pluhuri të padukshëm që i vë në gjumë policët dhe paralizon veprimet e tyre të mëtejshme. Pastaj do t’i marrim policët në zyrën e Presidentit dhe do t’i nxjerrim në Facebook ku të deklarojnë se ishin porositur të vrisnin Presidentin.

Në këtë moment Doktori do japë thirrjen demokratëve “Çohuni” dhe mijëra demokratë do jenë para dyerve të Ilir Metës.

Ky do të jetë fillimi i një revolucioni që nuk do të ndalet më.

U dhashë dhe disa udhëzime të tjera taktike ushtarëve të Gardës. Pas kësaj, Meta bëri dhe një provë duke i paraqitur forcën një ushtari. Gjithçka shkoi shumë mirë. Ne do të fitojmë.

I juaji Jari!

 

1 komente në “Jari shpjegon çfarë ndihme i kërkoi Meta në Presidencë!”

  1. Jari duhet te shpjegoje edhe nje gje tjeter per kerkesen qe beri presidenti per ta trajnuar se si duhet nderuar. Per kete jari i tregoi disa variante, varianti i pare i nderimit ishte ai alla hitlerian me doren ngritur perpara ne kendin 60 grade mbi horizont. Ky variant nuk i pelqeu presidentit. Atehere zgjodhi variantin Alla musolince duke ngritur doren 82 grade mbi horizont. Varianti alla duce i pelqeu shume presidentit dhe e vuri ne zbatim dhe e postoi ne FB. “Viva il RE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje