Pas mbylljes së protestës së Astirit, Jari vendosi t’iu bëjë një ftesë njerëzore banorëve të rraskapitur të Unazës së Re, të bëjnë një vizitë në Panairin e Librit:
“Të dashur demokratë të Astirit,
Jari ju sqaron!
Qëndresa juaj heroike një vjeçare ka frymëzuar miliona shqiptarë, shkrimtarë, publicistë, kineastë dhe regjisorë, të merren me historinë tuaj.
Panairi i librit që është hapur në Tiranë, ka mes të tjerash një libër për qëndresën e Unazës, nga heroi juaj Kleves.
Ndaj librit ka shumë sulme xhelozie.
Anxhela Martini, që ka një libër të cilin duket që e ka lexuar më shumë Fevzo se ajo, është shumë xheloze për librin e Klevesit dhe po paguan nëpër TV që të bëhet reklamë për librin e saj, dhe të mbytet libri juaj.
Ndaj shkuarja juaj në Panair, bën lajm dhe publicitet për lirinë e Klevesit.
Një tjetër rezik është libri i Fevzos.
Ai flet për tironsit autoktonë, që e paskan pas mbiemrin Tapia, d.m.th mbiemër provokues si tapia e tokës, dhe sipas Fevzos, fjalai “Tapia” ka ardh nga fisi Tapia, se ata i kishin prona gjithë këto toka ku jeni ju sot.
Por turku, sipas Fevzos, nuk e shqiptonte dot Tapia dhe e shqiptonte Toptani, dhe u mbeti gabimisht Toptani.
Nëse bëhet publicitet për librin e Fevzos është gjë negative, pasi duket si racizëm ndaj jush që keni zaptu tokat e Toptan Tapiasve.
Ndaj duhet të jeni aty që ta mbysni dhe zhurmën e Fevzos.
Pasi të blini të gjithë nga një libër të Klevesit, dhe pasi të prishni stendën e Fevzos dhe Angela Martinit, do keni dhuratë dhe nga një libër të Kaç Myftaraj kundër librit të Fevzos.
I juaji, Jari!”