Pas lajmit se Prokuroria i hoqi Lulit akuzën për pastrim parash, Jari kaloi në ekstazë nga gëzimi dhe vendosi t’u nis një mesazh demokratëve:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Luli ka arritur sot një fitore të vërtetë në Prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria ja ka hequr akuzën për pastrim parash, pasi nuk ka provuar dot asnjë mjet për pastrimin e parave.
Kanë kontrolluar në gjithë katet e PD, në banjë, në depo, në zyrën e Lulit, në mencën e SHQUP, e kudo, dhe nuk kanë gjetur asnjë pluhur larës që pëdoret për pastrimin e parave kur bëhen pis.
Pastaj kanë vazhduar kërkimet mos gjenin pluhur larës tek zyrë e Ristanit, por as aty s’kanë gjetur gjë.
Akuza se lekët mund të pastrohen me raki, bie poshtë, se rakia avullon shpejt.
Pastaj kanë hyrë në zyrën e Gaz Bardhit, ose Rondeles, siç i themi ne në PD, dhe aty kanë gjetur vetëm letra të lagura, nga ato që përdorin femrat për t’u pastruar.
Më tej hetimet kanë vazhduar tek Iliri i financave, por dhe aty nuk kanë gjetur gjë, vetëm sapunë Rrogozhine, por ata nuk pastrojnë lekët, se i grisin.
Në këto kushte Prokuroria është detyruar të pyesë vet të pandehurit, dhe sidomos Lulin, duke i thënë:
-A je i sigurt që nuk ke pastruar para?
-Më vjen keq, iu tha Luli , kam pastruese në vile, pastruese në zyrë, dhe s’kam pse pastroj vetë para.
Bile nuk jan as pastrueset e mija që merren me lekët, janë të Kunatit.
Aty prokurori është bindur dhe i ka çu fjalë gruas, t’i çojë fjalë Monës, që t’i thotë Lulit, se Luli është dembel nga natyra dhe nuk pastron para.
Kur Mona ja tha Lulit lajmin, ai u çel në fytyrë.
-E dija që një ditë do dilte e vërteta për mua, tha.
Duan të më bëjnë dhe punëtor me zor.
Kanë tërë jetën që më thonë dembel, tani më thonë pastron para.
Kjo fitore e shkëlqyer, pastroi jo vetëm historinë e parave, por dhe të partisë.
Tani sa herë të na akuzojnë për këtë gjë, e kemi një precedent.
I juaji, Jari!”
Jari ne konfidence shpjegoi qe Prekuroria ra ne gracken e Bashes. Ajo gjurmoi brenda informacioneve qe dha Basha, por nuk i vajti mendja qe Basha i lan parate me shure. Bile shurra nuk eshte shqiptare. Ajo eshte Ruse dhe qelb aq shume sa as qente me ere nuk e durojne dot. Idjotet shqiptare as qe mund te maten me inteligjencen e sherbimeve Ruse. Leket kane vajtur aty ku vetem Basha e di.